LONDER - Margot Woelk zbulon sekretin e mbajtur të fshehur për gjysmë shekulli se provonte ushqimin, para se të servirej në tavolinën e Adolf Hitlerit. Kjo, për të vërtetuar se nuk është i helmuar.
Sot, Woelk, e cila është 95- vjeçe, tregon se për 2 vjet e gjysmë kishte qenë në grupin e 15 vajzave të reja, të cilat provonin ushqimin para se t’i shërbehej liderit nazist gjerman në Qendrën e Komandimit me Siguri të Lartë, të njohur si “Gropa e Ujkut”.
Qendra gjendej në Poloninë dhe aty lideri nazist kaloi shumë kohë në vitet e fundit të Luftës së Dytë Botërore.
“Ai ishte vegjetarian. Asnjëherë nuk hëngri mish gjatë gjithë kohës që isha atje"- kujton Woelk duke shtuar se Hitleri ishte "paranojak se do ta helmonin britanikët”

(Foto: Margot Woelk kur i shërbente Hitlerit)
"Ne çdo ditë jetonim më frikën se si do të ishte vakti i jonë i fundit. Ushqimi ishte shumë i shijshëm, por kemi qenë vazhdimisht në frikë pasi i dinim thashethemet për helmim nga britanikët dhe kështu që nuk e shijonim atë ushqim."
Historinë e vet, Margot e tregon duke shfletuar albumin kur ishte e re. Pas dekadave të heshtjes për shkak të turpit dhe frikës së ndjekjes penale Woelk ja besoi sekretin një gazetari në Berlin.
Historia e jetës së saj ka ngjallur shumë interes nga gazetarët dhe historianët.

(Foto: Margot Woelk sot në moshën 95- vjeçare)
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com