Këngëtarja seksi Nora Istrefi ka zbuluar se do të jetë pjesë e jurisë së “X-Factor Albania”.

Ajo e ka bërë të ditur këtë gjë nëpërmjet rrjetit social “Instagram” ku ka shkruar se do të jetë pjesë e panelit gjykues.

Ajo do të zëvendësojë këngëtaren nga Shkupi, Tuna, e cila u tërhoq nga juria pas përfundimit të edicionit të tretë të “X-Factor”.

Së bashku me statusin postoi edhe një foto ku shfaqej me një fustan blu i cili ekspozonte format e saj joshëse.

Ndërsa së fundmi u komentua në media se Nora po përgatit një klip shumë të “nxehtë” për këtë verë, ku thuhet se do të shfaqet nudo.

nora istrefi

(b.t/shqiptarja.com)