/ATSH/. - Kampioni i MotoGP-së, spanjolli Marc Marquez, kërkon hua Irinën nga Ronaldo! Marc Marquez ka provokuar Cristiano Ronaldon, duke ia kërkuar të dashurën për një xhiro.

Garuesi i Hondas në MotoGP, Marc Marquez, e do një test të ve?antë për moto?ikletën e tij të re, RC213V. Spanjolli ka kërkuar që këtë moto?ikletë ta testojë bashkë me bukuroshen ruse, Irina Shayk, e cila njëherësh është e dashura e yllit të futbollit, Cristiano Ronaldo.

"Unë do të doja ta merrja një femër dhe kam shumë kandidate. Sigurisht se ajo duhet të jetë e bukur", u shpreh Marquez.

"Ndoshta do ta ftoj Irina Shayk dhe më pas ta ftoj për një pije", shtoi duke qeshur spanjolli.