TIRANE-Një vrasës me pagesë është arrestuar nga policia në Shkodër ditën e sotme. Gentian Bajramaj 48-vjeç kishte udhëtuar nga Tirana në Shkodër me një motor pa targa ndërsa me vete kishte një zjarri automatik “Scorpion” me silenciator dhe 20 fishekë në një çantë krahu, me të cilën sipas policisë dyshohet se do të kryente një vrasje me pagesë.

Ai dyshohet se është përdorur nga grupe kriminale që kishin porositur vrasjen me pagesë, por që është parandaluar nga policia. 48-vjeçari është arrestuar në fshatin Guri i Zi nga policia e Shkodrës në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”.

I arrestuari në kuadër të operacionit "Mision i pamundur" është një emër i njohur për drejtësinë, pasi më parë ka qenë i dënuar për mashtrim dhe dhunë në familje. Policia e Shkodrës në bashkëpunim edhe me prokurorinë vijon hetimet për të zbardhur detaje të reja nga ngjarja.