Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbështetur nga qelia Elmira Ndrevashaj, për të cilën thotë se është kandidatja për deputete më dinjitoze për Shkodrën.

Sipas Metës, Ndrevashaj, një zë i fortë në këshillin bashkiak të këtij qyteti do të mund të përfaqësojë më së miri këtë qark në Kuvend. 

“Znj.Elmira Ndrevashaj është ajo kandidatja jonë dinjitoze për Shkodrën e kulturës, traditave, punës dhe natyrës së mrekullueshme.

Kush më mirë se sa Elmira, një grua, një figurë e re, një nënë e përkushtuar, një zonjë shumë aktive në komunitetin e saj dhe një zë i fortë në Këshillin Bashkiak të Shkodrës, mund ta përfaqësonte më mirë këtë qark në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë.

Mbështetja ime për të është e pakufishme, duke besuar fort tek vlerat e saj të spikatura.

Fitore Elmira, çdo votë për ty e bën Shkodrën më të mirë.

VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

VOTO ELMIRA NDREVASHAJ – Qarku Shkodër”, thuhet në mesazhin e Metës në rrjete sociale. 

Xh.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 2 Maj, 09:30

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?