/ATSH- B.Jashari/.-Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, zhvilloi sot mbledhjen e njëmbëdhjetë të rregullt në të cilën miratoi projektligje dhe rregullore nga fushat e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore të saj.
Në fillim të mbledhjes, miratimin e ka marrë Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me projektin për reformën shëndetësore. Kredia kap vlerën e 16.5 milionë euro dhe ka periudhën e kthimit për 25 vite, me periudhën 5 vite greis periodë.
Në vazhdim, është miratuar gjithashtu edhe Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për financimin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me projektin për efiçiencën e Energjisë dhe Energjinë e Ripërtëritshme. Kjo kredi është 20,1 milionë euro, me afat kthimi 25 vite dhe 5 vite greis periodë.
Kabineti qeveritar ka miratuar edhe Rregulloren për llojin e objekteve, masat hapësinore, urbanistike, ndërtimore dhe masat e tjera teknike të mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera. Kjo Rregullore rregullon procedurat e evakuimit, pajisjen e qytetarëve të rrezikuar, mbrojtjen radiologjike, kimike dhe biologjike, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, llojin e objekteve dhe masat hapësinore, urbanistike, ndërtimore dhe masat tjera teknike të mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera. Rregullorja rregullon edhe menaxhimin e të dhënave lidhur me masat mbrojtëse.
Edhe Rregullorja për procesin e përkthimit të legjislacionit të Bashkimit Evropian në gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës është miratuar në mbledhjen e sotme. Rregullorja përcakton procedurat e përkthimit, koordinimit e procesit të përkthimit, si dhe unifikimit të terminologjisë të aquis të BE-së në gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës.
Qeveria ka miratuar edhe vendimin për shqyrtim të mëtejshëm të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe të zotëruesve të interesit të cilat preken nga ndërtimi i Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka njohur kabinetin qeveritar me vizitën në Mbretërinë e Bashkuar ku ka marrë pjesë në Forumin Botëror të Arsimit, ku është diskutuar për ngritjen e cilësisë së arsimit. Gjatë qëndrimit në Londër janë zhvilluar takime të rëndësishme me ministrin e arsimit të Mbretërisë së Bashkuar dhe me autoritetet e tjera britanike të arsimit ku është marrë mbështetja për avancimin e arsimit në Kosovë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, informoi për vizitën në Hungari dhe aktivitetet e zhvilluara gjatë kësaj vizite. Ai ka vlerësuar takimin me ministrin hungarez dhe pajtimin që shteti hungarez të mbështes Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave, anëtarësimin në Interpol, trajnimet për oficerët e policisë së dhe për luftimin e migrimit ilegal.
Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ka prezantuar para kabinetit qeveritar edhe vlerësimet për zhvillimin e protestës së dhunshme gjatë ditës së djeshme në qendër të Prishtinës.
"Shkelja e parë është evidentuar nga ana e organizatorit me dështimin për të marrë lejen për protestë nga organet kompetente", theksoi ai.
"Megjithatë, Policia e Kosovës ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e protestës, por nuk ka mundur të respektojë ultimatumin për heqjen e pengesave të cilat janë vendosur në përputhje me vlerësimet profesionale të sigurisë së protestës dhe pronës publike, nga ana e Policisë së Kosovës", vijoi ministri Hyseni.
"Protesta ka rezultuar me akte të shumta të dhunës dhe me një numër të madh të të lënduarve, ku dominojnë të lënduarit nga ana e policisë", bëri të ditur ai.
Ministri Hyseni ka theksuar respektin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës për të drejtën e protestës në Republikën e Kosovës.
Në fund, kryeministri Isa Mustafa, ka lexuar një deklaratë të Qeverisë së Kosovës në lidhje me ngjarjet dhe dhunën e demonstruar gjatë protestës së djeshme në Prishtinë.
/Shqiptarja.com