Dy përfaqësuesit e ekipit olimpik shqiptar në Lojërat Olimpike në Londër 2012 që garuan në ditën e parë kanë zhgënjyer duke arritur rezultate shumë të dobëta. E para që ka garuar ka qënë Noel Borshi në stilin 100 metra flutur .
Borshi ka garuar në baterinë e parë duke dalë e para midis dy konkurenteve të saj me kohën 1:05.49 , por kjo nuk ka mjaftuar për t'u kualifikuar në gjysmëfinale duke u eleminuar në fazën kualifikuese.

Ndërsa sportisti tjetër i ekipit olimpik shqiptar në Londër, Arben Kuçanka garoi në në disiplinën e 10 matrave pistoletë ajër. Kuçanka nuk realizoi pritshmëritë në garën e parë duke mos arritur të kualifikohet në finale. Në garë merrnin pjesë 44 shtete nga i gjithë globi. Shqiptari arriti të pozicionohet në vendin e 20 pas performancës së tij duke mos shkuar më tej.

(d.b/shqiptarja.com)