TIRANE - Për herë të parë publikohen pamjet shokuese të filmuara nga kamerat e sigurisë në burgun Nigritas, në qelinë e të cilit i dënuari shqiptar Ilia Kareli ndërroi jetë si pasojë e torturave nga gardianët e burgut, në prani edhe të drejtorit. Pamjet sjellin momentin nga mbërritja e Karelit në burg, duke fiksuar edhe dy orët e gjysme të tmerrit të torturave në dhomën “frigorifer” të burgut, si dhe vendosjen në qelinë ku ndërroi jetë.

Video e publikuar nga Kathimerini.gr shfaq momentin e mbërritjes së 42-vjeçarit në burgun e Nigritas, pas trasnferimit nga burgu Malandrinos, ku Kareli, me emrin e vërtetë Kudret Kume, vrau një gardian.

Mberritja e Ilia Karelit ne burg
 
Nga këto pamje del në pah se dhuna vdekjeprurëse ndaj Karelit ka nisur që në burgun Malandrinos. Kjo pasi, në videon e publikuar menjëherë pas mbërritjes së Karelit në burgun Nigritas, 42-vjeçari është fotografuar nga një gardian, ku është fiksuar syri i nxirë dhe trupi i mavijosur. Mavijosjet dhe të nxirrat në trupin e Karelit janë shenja të një dhune të qartë, madje edhe djegiet në duart që janë deklaruar se janë kryer me elektroshok. Por torturat kanë vijuar edhe në këtë burg.

plaget e ilia karelit
 
Ajo çka bie në sy nga pamjet e kamerave të sigurisë, është fakti që transferimi i Karelit dhe procedurat e kryera ndaj tij janë bërë në prani të njerëzve të shumtë, si civil edhe gardian. Në video duket edhe drejtori i burgut të Nigritas, i cili është në mesin e gardianëve që shoqërojnë Karelin përpara se ai të dhunohej për vdekje nga 15 prej tyre. Madje vetë drejtorit i burgut i bën me shenjë gardianëve për ta futur fillimisht Karelin në dhomën e torturave. Më tutje dalin disa oficerë trupë medhenj, të cilët futen në dhomën ku indikonte drejtori.

drejtori i burgut ne greqi qe ben me gisht
 
Kareli ka mbërritur në burgun e Nigritias rreth orës 16:00 të 27 prillit, është mbajtur në ambjentet e koridorit të burgut, ku dhe është fotografuar, dhe nga ky moment për më shumë se dy orë është torturuar në “dhomën e frigoriferit”. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar të gjitha lëvizjet në koridor të gardianëve të cilët futen dhe dalin nga “dhoma e frigoriferit”. Dyshohet se është shfrytëzuar pikërisht kjo dhomë për të kryer torturat makabre ndaj Karelit, për faktin se nuk monitorohet nga kamerat.
 
Pamjet dokumentojnë akuzat e ngritura nga prokuroria greke për gardianët, atë të ushtrimit të dhunës me batanije të lagura. Kamerat shfaqin momentin kur një gardian hyn në dhomën e torturave duke tërhequr një batanije.

Gardjani me batanije

Pas 2 orë e gjysmë goditjesh e torturash ndaj të dënuarit shqiptar, tortura të cilat i shkaktuan vdekjen vetëm disa orë më pas, Ilia Kareli është transferuar në qeli. Kur ora shënon 18 e 30 minuta shfaqen torturuesit të cilët tërheqin zvarrë Karelin për ta çuar në qelinë e tij. Pamjet janë të tmerrshme. Dhoma e torturave dhe qelia ndodhen në të njëjtin koridor, dhe në momentin e transferimit në qeli, duket edhe pafuqia e Karelit për të ecur vetë në këmbë, teksa mbahet nga gardianët, pa kanatjeren e zezë me të cilën erdhi në burg dhe me pantallonat që janë gati duke i rënë.

ilia kareli

Kareli më tej është lënë në qeli i zhveshur. Pas rreth 1 ore, në 16 e 25 minuta një gardian hyn në qeli për të sjellë ushqimin, teksa Kareli dergjet i shtrirë dhe i palëvizur, ushqim të cilin i dënuari shqiptar edhe pse e kishte kërkuar, nuk mundi ta shijonte për shkak se ndërroi jetë nga dhuna makabere ndaj tij. Në fund, në mesnatë, në kamera shfaqet një barelë e cila hyn në qelinë e Karelit, për të marrë trupin e pajetë.

Ilia Kareli ne shtrat

Ngjarja vinte pak ditë pasi i dënuari shqiptar me emrin e vërtetë Kudret Kume vrau me thikë një nga gardianët e burgut të Melandrinos, pasi i kishin refuzuar takimet me të ëmën e sëmurë. Në trupin e pajetë të varrosur pranë familjes në Zhupan të Fierit mungonte zemra. Mësëfundi autoritet greke kanë deklaruar se zemra është mbajtur për ekspertizën dhe që do u kthehet familjarëve.

barele

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)