ROME- Trofeun e Festivalit më të famshëm të Sanremos në edicionin e 64 të tij e mori këngëtarja Arisa me këngën e saj "Controvento".

Kjo ishte hera e tretë që Arisa merr pjesë në festivalin e Sanremos, e këtë herë ajo arriti të rrëmbente çmimin e parë mes këngëtarëve më të mëdhenj. 

Arisa me një këngë të sostifikuar dhe delikate mundi të mbizotërojë mbi dy finalistët e tjerë Renzo Rubino dhe dyshes Raphael Gualazzi e Bloody Beetroots. Festivali i Sanremos në edicionin e 64 të tij u cilësua si festivali me cilësi të lartë nga të gjithë pjesëmarrësit me këngët e tyre.

(VIDEO)