TIRANË - Qytetaria dhe forca e shembullit janë dy elementë të pas refuzimit të armëve kimike protestuesit festuan pas gjithë natës që kaluan në sheshin përballë kryeministrisë. Albani Guri është një nga frymëzuesit e asaj nate, nga ata protestues që mbajtën gjallë të rinjtë që mbronin këtë kauzë të rëndësishme.
Duke folur për A1 Report, ai i tha jo politizimit të protestës qytetare duke u dhënë një përgjigje sipas tij të merituar atyre që donin ta përdornin apo personalizonin aktin që të rinjtë studentë e bënë për një kauzë më të madhe sesa politika.
"Sigurisht ishte apolitike, ne kshim dalë për t'i thënë që nuk duam armët kimike në shqipëri. Tani këta njerzit që kanë firmosur kontrata të ngjashme, Sali Berisha, Lulzim Basha, erdhën për të treguar që mitingu ishte i tyre që protesa ishtë e tyre, që ne ishim ushtarë të vegjël dhe nën produkte të tyre.
Unë iu bëra disa herë thirrje me megafon të rinjëve që në fakt i shanë me fjalë shumë të rënda madje iu hodhën edhe sende të forta, por mediat e kanë censuruar, unë jam dëshmitar i saj.
Donin të pilotonin në nivel imazhi protestën, dëshmia ime personale me zë dhe me figurë është që të rinjtë vetë madje unë i ndalova iu bëra thirrje që të evitojnë slloganet dhe të evitojnë mbështetjen të njërit apo tjetrit krah sepse në fakt ishim neutral", tha Guri për A1 Report.
Ai është një qytetar i thjeshtë me dashuri të madhe për vendin. Dikush që nuk u shfaq para mediave, por që përdori rrjetet social me forcë për një masivizim të protestës.
"Në bëjmë një punë "Underground" dhe nuk duam fare as kurora, as medalje, as lavde, ne jemi nga ata njerëz që kenaqemi duke parë gjërat të ecin. Fitorja më e madhe forca e shembullit dhe jo shembulli i forcës" - tha Alban Guri për mikrofonin e televizionit "A1 Report.
Alban Guri nuk doli në protestë si publicist, si dokumentarist, por si një aktivist që dha një shembull në energjinë e të studentëve protestues përgjatë natës kur gdhihej 15 nëntori.
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com