Tifozat Kuq e Zi (TKZ) nuk do jenë në stadium për ndeshjen kundër Serbisë, e cila luhet të shtunën e 7 qershorit në orën 20:45 në "Arenën Kombëtare" të Tiranës. Rëndësia e sfidës ka bërë që grupimi historik i tifozëve të Kombëtares të mblidhet pranë stadiumit për të mbështetur ekipin dhe parë sfidën së bashku me mijëra të tjerë. Në një njoftim të fundit, TKZ thonë se do jenë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" tek lulishtja e "Vëllezërve Frashëri" dhe do shohin ndeshjen nga një ekran i madh.
"Tifozat Kuq e Zi nuk ndalen. Pavarësisht se nuk do të jemi në stadium më 7 qershor, kur Shqipëria do të përballet me shkijet, ne do të jemi aty pranë. Prej orës 19:00 mblidhemi tek Lulishte Vëllezërit Frashëri përballë Piramidës për të ndjekur ndeshjen me një ekran të madh të vendosur nga ne.
Për ne nuk ka rëndësi prezenca në stadium, por do të jemi aty për Kombin, duke kënduar të gjithë krah njëri-tjetrit, në një ditë që shpresojmë të kthehet në festë", njofton TKZ.
Prej muajsh TKZ është në një "luftë" me Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) për shkak se ultrasit dolën kundër bashkorganizimit të Euro 2027 për 21-vjeçarët nga Shqipëria dhe Serbia. Prej atij kundërshtimi FSHF nuk siguroi më sektorin e dedikuar për TKZ në stadium, ndërsa tifozët nuk kanë gjetur edhe biletat që më herët i kishin të siguruara për anëtarët.
Në të tilla kushte "lufte" mes TKZ-së dhe FSHF-së, është Kombëtarja që humbet zërin më të madh të mbështetjes në stadium.
S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 11:47
Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
48.9%
-
Të gabuar
36.7%
-
Nuk e di
14.3%
Vota total: 3210
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta e Berishës më 22 mars, Ambasada e SHBA u kërkon qytetarëve amerikanë të kenë kujdes: Mund të përshkallëzojë në dhunë
19 Mars, 18:47
-
Miqësorja kundër Uzbekistanit, trajneri Alban Bushi: Të ndërtojmë një ekip U-21 të fortë dhe konkurrues
19 Mars, 13:48
-
Poloni-Shqipëri, interes rekord për ndeshje transferte! Burime për Report TV: 18 mijë kuqezinj aplikojnë për bileta
19 Mars, 13:47
-
Provë klinike me atropinë për ngadalësimin e miopisë tek moshat 3-18 vjeç, mjekja e QSUT-së: U bëjmë apel okulistëve të rretheve t'i adresojnë te ne fëmijët
19 Mars, 12:57
-
Legjenda Boniek paralajmëron Poloninë: Humbja kundër Shqipërisë do të ishte një katastrofë për ne
19 Mars, 12:21
-
Kombëtarja U-21/ Gjashtë risi, trajneri Alban Bushi publikon listën me 24 futbollistët e grumbulluar për miqësoren kundër Uzbekistanit
19 Mars, 11:36
-
Renditja/ Skënderbeu s'e 'ngjit' dot Korabin, Laçi fiton dhe rihap garën për titullin kampion në Kategorinë e Parë! Rezultatet e gjashtë ndeshjeve
19 Mars, 09:16
-
Lufta ‘ngrin’ pushimet në Turqi, bien rezervimet e shqiptarëve! Turizmi vendas shpresë për më shumë vizitorë
18 Mars, 15:02
-
Tiranë/ Shiste kokainë dhe heroinë në rrugën e ‘Dibrës’, arrestohet 37-vjeçari (EMRI)
18 Mars, 14:20
-
Disiplina e FSHF-së me dy standarde, si 'u falën' KF Tirana e Vora dhe dënimi shembullor për Egnatian
18 Mars, 13:40
-
Arrestohet shoferi i autobotit të UKT-së që përplasi për vdekje 72-vjeçaren në Tiranë
18 Mars, 12:45
-
Në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve, arrestohen 2 persona në Tiranë! Në pranga edhe një tjetër për vjedhje
18 Mars, 12:37