Reporteri i Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës për Shqipërinë, Andrej Hunko ka shprehur habi për drafin e qeverisë për Kodin Pelan të kriminalizimi të shpifjes.

Hunko shprehet se në rezolutën e vitit 2014 për Shqipërinë, KiE kërkoi heqjen e dënimit me burg për shpifjen dhe mbrojtjen e veçantë për një kategori specifike të njerëzve ndaj shpifjes dhe i kërkoi parlamentit shqiptar që të dekriminalizonte shpifjen.

“Ky propozon është plotësisht kundër këtyre rekomandimeve. Jam shumë i shqetësuar për këtë zhvillim”, shprehet deputeti gjerman i KiE-së.

Reporteri i bën thirrje parlamentit shqiptar që të mos miratojë këtë propozim, përkundrazi të plotësojë të gjitha rekomandimet e KiE-së për dekriminalizimin e shpifjes.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)