Edhe pse dikur Selimi e Haradinaj punonin bashkë në AAK, ata tashmë i kanë ndarë rrugët politike, por jo edhe shoqërinë. Selimi nga perspektiva e Vetëvendosjes, aty ku është aktist e deputet, ka thënë se PDK dhe AAK nuk janë trashëgimtare e vetme e UÇK-së dhe se ky koalicion nuk mund të quhet qeveria UÇK.
Selimi e kundërshton dhe sygjeron AAK të mos e bëj këtë gabim që sipas tij do të ishte në dëm të Kosovës.
“Nëse AAK-ja e bënë këtë gabim, atëherë ky gabim do të jetë i dyfishtë për ta”, ka thënë ai për mediat në Kosovë.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të duhej ta kërkonte pushtetin nga qytetarët e jo nga qeveritarët, por sidoqoftë unë po ia jap vetës atë të drejtë që të besojë se AAK-ja, nuk do ta bëjë këtë gabim”, ka thënë Selimi.
/rg/shqiptarja.com/
