Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e kësaj të premteje pamje nga Parku Kombëtar i Butrintit, ku turistë nga e gjithë bota kanë zgjedhur që të vizitojnë këtë sit arkeologjik. 

Kryeministri, përmes postimit në rrjete sociale, shprehet se turistët 'prekin' historinë dhe bukurinë e parkut. 

“Mirëmëngjes dhe nga Parku Kombëtar i Butrintit që zgjohet çdo ditë me zërat e vizitorëve që vijnë nga e gjithë bota për të prekur historinë dhe bukurinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.