Policia e Gjirokastrës ka shkatërruar sot një serrë në të cilën kultivoheshin lëndë narkotike, të llojit cannabis sattiva, përmes llampave elektrike.

Sipas uniformave blu, bëhet e ditur se, në këtë serrë janë asgjësuar 350 bimë narkotike, ndërkohë që është arrestuar edhe kultivuesi i tyre Muzafer Mamo, 56 vjeç nga Lazarati.

Serra e kultivuar është konstatuar në zonën “Industriale” të qytetit të Gjirokastrës, në një magazinë të vjetër në të cilën kultivohej bimë narkotike me anë të llapmave elektrike.

Magazina e vjetër që ka një sipërfaqe prej 70 m2 ishte në pronësi të tij dhe ai e kishte përshtatur si serë me sistem ngrohje me llampa elektrike, ku bimët varionin me lartësi nga 25 cm deri 40 cm.

Menjëherë pas konstatimit, ekspertët e policisë i kanë asgjësuar me anë të djegies, ndërsa pajisjet elektrike që shërbenin për ngrohje janë sekuestruar.

FOTO
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com