SHKUP - Një nxënëse shqiptare, rreth 16 vjeç, është plagosur me thikë nga dy persona të maskuar e të armatosur, në afërsi të shkollës “Dimitar Vllahov”, shkollë në të cilën vetëm pak ditë më parë dhjetëra nxënës shqiptarë u dhunuan e plagosën nga disa maqedonas. Mediat maqedonase shkruajnë se në momentin që ka ndodhur sulmi, pranë shkollës nuk ka pasur policë.
Arlinda Bajrami, nxënëse në vitin e dytë, u dërgua në spitalin e Shkupit, ndërsa ka rrëfyer ngjarjen e ndodhur rreth orës 10:00 të ditës së sotme. E trembur nga incidentet e fundit të ndodhura në Maqedoni, nxënësja tregon se kishte dashur të shkonte me herët në shtëpi, ndërsa gjatë rrugës, pak pasi kishte dalë nga shkolla, dy persona të maskuar e kanë shtyrë në tokë dhe më pas e kanë plagosur me thikë.
Vajza shqiptare tregon se personat që e kanë sulmuar kanë qenë me maska dhe kanë komunikuar në gjuhën maqedonase. “Ishin djem të ri, ishin të gjatë dhe të hollë me maska në fytyrë dhe flisnin maqedonisht. Së pari ne tani as në shkollë nuk mund të shkojmë rehat, e dyta kemi shumë stres prej këtyre gjërave që po na ndodhin, jo vetëm mua por edhe të tjerëve. Dua t’i bëj apel të gjithëve që të mos bien në gjërat e tilla të kota se janë shumë të këqija”, tha Arlinda Bajrami, shkruajnë mediat maqedonase.
Ndërkaq, prindërit e nxënëses së dhunuar bëjnë thirrje ndaj organeve të rendit për të parandaluar këto incidente. Policia në vendngjarje ka nisur hetimet dhe është vënë në ndjekje të autorëve.
Ky është rasti i dytë brenda një jave kur persona të maskuar sulmojnë nxënës shqiptar. Fillimisht në Çair u sulmua 13-vjeçari, Blin Shabani të cilit personat e maskuar i lanë shenja të dukshme të plagëve në fytyrë dhe trup pasi kishte refuzuar të puthte kryqin.
Ndërsa në shkollën "Dimitar Vllahov", ditë më parë u rrahën disa nxënës nga Haraçina të cilët përfunduan me lëndime të rënda në spital. Mediat ngrenë dyshime se këto incidente të kenë lidhje me protestat e fundit të ndodhur në Shkup.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com