TIRANE, 1 Dhjetor/ATSH/- Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-tetor 2014 arritën rreth 5,612 milionë lekë, ose rreth 84.85% më shumë se periudha janar-tetor 2013, raportohet nga statistikat zyrtare të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare (AMF).  Por rritja e tregut ka ardhur nga rritja e çmimeve të policës së sigurimit motorrik TPL.
Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-tetor 2014, pati një rritje prej 95.95% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me rritje të numrit të kontratave prej 4.97% krahasuar me periudhën janar-tetor 2013.
Produkti Sigurim Kufitar në periudhën janar-tetor 2014 pati një rritje prej 63.93% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje e numrit të kontratave prej 1.03% krahasuar me periudhën janar-tetor 2013.
Produkti Karton Jeshil, në periudhën janar-tetor 2014, pati një rritje me 57.19% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-tetor 2013. Ndërsa numri i kontratave u ul me 5.65%./a.gjonaj//y/pa/