"Global Finance” ka shpallur fituesit e raundit të parë të konkursit "Bankat më të mira në botë për internetin" në Europën Qendrore e Lindore.
Tirana Bank ka shkëlqyer në çmimet e “Global Finance” për vitin 2014. Revista prestigjioze bankare ndërkombëtare ka shpallur çmimet e veta për 2014, ku Tirana Bank është cilësuar "Best Consumer Internet Bank” (Banka më e mirë për platformën elektronike) në Shqipëri, duke iu bashkuar kështu historisë së suksesit të grupit në banking-un elektronik.
Fituesit janë përzgjedhur ndërmjet pjesëmarrësve të vlerësuar nga një panel gjyqtarësh i nivelit botëror të “Infosys”, udhëheqës global në këshillim, teknologji dhe “outsourcing”.
Bankat fituese u përzgjodhën bazuar në kriteret e mëposhtme: fuqinë e strategjisë për tërheqjen dhe shërbimin e klientëve online, suksesin e arritur në nxitjen e klientëve për të përdorur ofertat e rrjetit, rritjen e numrit të konsumatorëve online, gamën e gjerë të ofertave për produktin, të dhënat mbi përfitimet e prekshme të përftuara nga përdorimi i internetit dhe funksionimi e skicimi i faqes web.
"Interneti ka ndryshuar mënyrën se si konsumatorët dhe shumë biznese veprojnë me bankën," thotë Joseph D. Giarraputo, botues i Global Finance. "Përmirësimet e vazhdueshme në ofertat e internetit, të pasqyruara nga pjesëmarrësit e këtij viti, tregojnë se zhvillime më të rëndësishme në internetin bankar priten të ndodhin në të ardhmen."
Ky çmim është shumë i rëndësishëm për Tirana Bank dhe Grupin e Pireut, duke dëshmuar edhe njëherë theksin që grupi ynë ka mbi teknologjinë dhe kanalet alternative.
Ky çmim është veçanërisht i rëndësishëm për ekipet tona lokale të winbank, të cilët kanë tejkaluar veten gjatë tre viteve të fundit për të arritur pasurimin e winbank me karakteristika të reja dhe gjithashtu kanë promovuar ofertat tona të internetit bankar si udhëheqës në treg.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com