DUBAI- Një nga personat më të njohur të botës së krimit, Durim Bami u ka kërkuar autoriteteve në Emiratet e  Bashkuara Arabe që mos të deportohet në Shqipëri. Kreu i bandës së Niklës, i cili u arrestua për herë të dytë në Dubai, thotë se në Shqipëri i rrezikohet jeta dhe kërkon që mos deportohet. Të njëjtat burime bëjnë me dije se Bami u ka renditur autoriteteve emrat e 16 personave që sipas tij duan ta vrasin nëse kthehet në vendin tonë. 

Ndalimi i tij është bërë prej datës 21 Tetor në Dubai, ndërsa më datë 6 nëntor Bami pritet të dalë para autoriteteve ku do të vendoset edhe nëse do të deportohet apo jo në Shqipëri, njejtë si rasti i Plaurent Dervishajt.

Bami akuzohet se kishte kërkuar eliminimin e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, ndërsa edhe ky i fundit dhe anëtarë të tjerë të grupeve kriminale e donin 45-vjeçarin të vdekur. Ervis Martinaj kishte ofruar 1 milion euro për eliminimin e tij.