TIRANE-Pasaportat na lejojnë që të jemi qytetarë të botës, por edhe të jetë në funksionin tonë. Sipas një studimi të kryer nga Nomad Capitalist, kompani që ka listuar 199 vende të botës për sa u përket pasaportave, pasaporta shqiptare renditet në vendin e 83-të, duke lënë pas nga rajoni vetëm Bosnjë dhe Hercegovinën, e cila renditet e 93-ta në botë. Vihet re një rënie të rënie të nivelit të renditjes së Shqipërisë, e cila ka qenë renditur në vendin e 75-të vitin e shkuar, me plot 8 shkallë zbritjeje.
Pasaporta shqiptare i mundëson atij që e posedon udhëtim të lirë pa viza në 100 shtete. Ndonëse Bosnja e Hercegovina është renditur pas nesh sipas nënkategorive të këtij indeksi, sërish udhëton në më shumë shtete se sa shqiptarët pa viza, përkatësisht 105.
Indeksi i Nomad Passport Index rendit 199 shtetësi sipas pesë faktorëve, më shumë se çdo indeks tjetër i pasaportave. Është projektuar për të treguar qytetërimet më të mira në botë në bazë të udhëtimit pa viza, taksave ndërkombëtare, perceptimit të shtetasve për të huajt, shtetësisë së dyfishtë dhe lirisë personale.
Krahas opsionit të udhëtimit pa viza, kjo renditje peshon edhe sasinë e taksave të një vendi mbi qytetarët e huaj, së bashku me reputacionin global dhe liritë personale, si dhe mundësitë që u japin individëve për të mbajtur disa nënshtetësi njëkohësisht.
Në krye të listës sipas indeksit këtë vit, është Luksemburgu, ndjekur nga Irlanda dhe Zvicra. Vihet re se në top 10-shën me të mirë, 9 prej tyre janë shtete europiane.
Sipas përpiluesit të këtij indeksi, Andreë Henderson, Nomad ka për qëllim që të ndihmojë të pasurit që të reduktojnë barrën e tyre tatimore duke u zhvendosur në një vend të ri, të marrin leje qëndrimi dhe të investojnë në vende të tjera në mënyrë që të rrisin pasurinë e tyre më shpejt. Gjithashtu këshillojnë njerëzit që të mbajnë dy pasaporta, atëherë kur është e mundur.
Kriteret:
Udhëtimet pa vizë
Faktori më i rëndësishëm në vlerën që mbart një pasaportë është mundësia e udhëtimeve që ajo ofron. Indeksi Nomad u jep përparësi udhëtimeve pa vizë, që peshon rreth 50% në renditjen totale të një vendi.
Taksimi
Gjëja e dytë më e rëndësishme për sa i përket pasaportave është liria mbi taksat, që peshon 30% në renditjen e secilit vend.
Perceptimi
Perceptimi botëror mbi një vend dhe shtetasit e tij është përgjegjës për 10% të renditjes së një vendi. Pasaporta e çdo vendi është e vlefshme nëse është në gjendje t’i ofrojë siguri shtetasve. Ky indeks mbështetet mbi Raportin Botëror të Lumturisë, Raportin e Zhvillimit Human dhe faktorëve subjektivë mbështetur mbi eksperiencat personale.
Dyshtetësia
Mundësia për të mbajtur një tjetër nënshtetësi, që në renditjen e vendeve është përgjegjëse për 10% në renditjen e vendeve.
Liria
Aftësia e qytetarëve për të jetuar të lirë nga përgjegjësitë peshon 10% në totalin e pikëve të renditjes. Ne besojmë se liria e fjalës dhe e medias është diçka pozitive, dhe vendosja e ligjeve mbi qytetarët jo rezident është në përgjithësi një ide e keqe./Monitor.
Renditja e vendeve kryesore për pasaporta
Renditja e Shqipërisë në studimin e Nomad Passport
Komente


Pershendetje si mundem te shkoj nga greqia per ne filipine pa vize apo duhet viza julutem me ketheni pergjigje se Kam gjetur nje grua filipineze lle me thote hajde por nuk jam isigurt duhet vize apo nuk duhet vize me sqaroni ju lutem
PërgjigjuA mund te udhetoj pa vize drejt republic Philippines per 6 dit app duhet vize dua te shkoj ne kryeqyt Manila per 6 dit apo eshte e pamundur me kthen pergjigje ju lutem
PërgjigjuPer qef
a mund te udhetoj me pasaport shqiptare per ne filipine
Përgjigjupershendetje a mundem te shkoj nga greqia per ne filipine pa vize apo duhet viza ju lutem me ketheni pergjigje
A mund te udhetoj ne Mexico me pashaport shqiptare vetem apo duhet vize
PërgjigjuA mund te udhetoj drejt meksikes me pasport shqiptare apo duhet vize?
A mundem te rrugetoj ne Venezuel pa viz dhe te terheq nji venezuelane ne shqipri a esht e mundur
PërgjigjuA munde te duhet ok me ne kuba per turizem pa viza ?
Përgjigjualejohemi te shkojm pa vize ne tunizi
PërgjigjuOre me ndihmon dot njeri se ketu ne shqiperi jan punet lemsh nje her thon qe ne Mexico viza merret ne kufi pastaj ska nevoj per viz tani thojn duhet te shkosh ne ambasad ne Rom A ka naj shqiptar qe ka shku Ne Mexico
PërgjigjuHe mo a shkove ne meksike
Shkon pa problem ..
A mund te udhetoj ne turqi vetem me pashaporten shqiptare apo kerkohet vize
PërgjigjuJu lutem po me pashaport shqiptare a mund te udhetosh per ne Gambia pa viza. ?
PërgjigjuMund te vete me passport shqiptare per 3 muaj me zvicer nga greqia.lutem nje pergjigje..?
PërgjigjuPo, pa problem
Pergjendetje e munde te udhetoj nga greqia per ne Elvetia me pashaporten shqiptare
PërgjigjuA shkohen ne Cuba me passport
PërgjigjuPo
Ju lutem a mund ta di nese ne Marok udhetohet pa viza vetem me pasaporte?
Përgjigjudo vize merret per dy jave
pershendetje ne ca vendi mund te udhetoj , maldive ,polynezia,filipine,
PërgjigjuA mundemi me passeport shqiptare qe te vizitojm filipine
Filipine
Pershendetje.A mund te shkoj ne turqi pa vize?Faleminderit
PërgjigjuPatjeter qe po
prsh amund te levizet pa viza ne bregun e fildisht ose Sierra Leone
PërgjigjuPo ne vendet si Island dhe Greenland mund te udhetojme pa vize ?
PërgjigjuPo
Ne japoni mund te vete me pashaport shqiptare?
PërgjigjuJo jo
Pershendetje a mundem me vizitu Irlanden me pashaport shiptare ju lutem me kontaktoni
PërgjigjuVetem nese mer viz turistike , irelanda eshte vend neutral dhe nuk ben pjes ne shengen
Pa vize jo nuk ke te drejte
Jemi ne renditje te 43 https://www.passportindex.org/byRank.php
PërgjigjuKy qe ka bere renditjet ja ka futur kot. Moldavia del sikur ka pasaporte me te forte. Por nuk eshte e vertete. Pasaporta e tyre nuk hyn dot as ne Shengen pa vize. Qe i bie ne te pakten 27 Shtete nuk hyjne dot ndersa shqiptaret po.
Përgjigjune bregun e vildisht ne afriken jugore ose ne liberia duhet viz
Mbase e Kane me te lire se tona .!
E ke shume gabim, edhe moldavet jane me tre mujorsha si ne.