Policia bën të ditur se i plagosuri është 40-vjeçari Roland Shkurti, banues në fshatin Vranisht, i cili ka marrë një plagë në të dyja këmbët dhe është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit rajonal të Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihet ende identiteti i autorit të plagosjes, ndërkohë që policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, nga ku dyshimet e para janë për atentat.
Informacion paraprak
Më datë 01.10.2017, rreth orës 18:40, Salla Operative e Himarës është njoftuar nga një telefonate se në fshatin Vranisht, Himarë një shtetas është plagosur me armë zjarri.
Shtetasi është R.Sh., rreth 40 vjeç, banues në fshatin Vranisht.
Shtetasi i plagosur është jashtë rrezikut për jetën dhe po transportohet në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Nga policia po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(Vjion)
Redaksia Online
Er.K/ l.q/Shqiptarja.com
