-
Në mëngjes vëllai telefonoi në ‘Pa Gjurmë’, pas disa orësh 49-vjeçarja gjendet e mbytur në ujërat e lumit Shkumbin! Vuante nga epilepsia (VIDEO)
Suzana Dika, 49-vjeçe, kishte humbur kontaktet me familjen ditën e djeshme para mesditës pasi kishte dalë për të hedhur mbeturinat por nuk u kthye më. Ajo u gjet e pajetë sot, e nxjerrë e mbytur nga ujërat e lumit Shkumbin në Elbasan. Vëllai i saj e kishte denoncuar në polici ndërkohë që sot pasdite denoncimin do ta bënte edhe në ‘Pa Gjurmë’ për të kërkuar ndihmë për gjetjen e motrës së tij.
18 Janar 2023, 13:38