-
'Gërdeci', pyeten 11 dëshmitarët e parë! Ish-roja i fabrikës: Pashë kur mori flakë karroca e salduar! Ish-punëtorët: Barut ngado, ishim pa kontrata! I hapnim predhat me sqeparë dhe me dalta
11 dëshmitarët e parë të marrë në pyetje në GJKKO për gjyqin ndaj Fatmir Mediut kanë treguar se shpërthimi në fabrikën e Gërdecit ka ndodhur nga shkelja e hapur e rregullave të sigurisë. Fejzi Shehu ish roja në fabrikën e demontimit të armëve u shpreh se ka parë kur ka marrë flakë një karrocë që po saldohej, e cila përdorej për transportin e barutit.
18 Tetor 2023, 15:31