-
'U pastruan 1.25 mln € droge', SPAK dërgon për gjykim ish-drejtoreshën e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi, 2 vëllezërit e dënuar në Belgjikë e administratorin e shoqërisë 'Ledio 4'
Për 13 vite vëllezërit Besjan dhe Leonard Ramaj të dënuar në Belgjikë për drogë, në bashkëpunim me ortakun e tyre, Ardian Malasi të ndihmuar dhe nga ish drejtoresha e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi kanë arritur të pastrojnë shumën e parave në fjalë.SPAK: Paraja në dorë (cash) është integruar në shoqërinë “Ledio 04” sh.p.k të Ardjan Malasi, e cila më pas i investonte në pasuri të paluajtshme.
25 Tetor 2024, 09:00 -
Akuzohet se ndihmoi vëllezërit Ramaj të pastronin paratë, zbardhet dëshmia e ish-drejtoreshës së Kadastrës Durrës: Njëri prej tyre, babai i djalit tim
Ish-drejtuesja e Kadastës së Durrësit, Raimonda Dashi u la sot në 'arrest shtëpie' nga GJKKO, me akuzën se ka ndihmuar pastrimin e parave nga dy vëllezër të dënuar për trafik droge në Belgjikë. Në sallën e gjyqit, ish-zyrtarja tha se nuk ka abuzuar me detyrën dhe se me shtetasin Besian Ramaj, ka pasur mardhënie intime madje ka lindur edhe një fëmijë të cilit, ai nuk i ka njohur atësinë.
28 Tetor 2023, 15:21 -
Ndihmoi trafikantët të pastronin paratë, 'arrest shtëpie' për ish-drejtoreshën e Kadastrës së Durrësit, 'arrest me burg' për dy vëllezërit! Sekuestrohen 16 apartamente e 27 llogari bankare
Rajmonda Dashi, ish-drejtuese e Kadastrës Durrës, është vënë në masë “arresti shtëpie” nga SPAK, si person i dyshuar se ka ndihmuar një grup kriminal për investimin në pasuri të paluajtshme në Shqipëri të parave të fituara nga krimi. Në pranga ra një bashkëpunëtor dhe në masë “arresti në burg” u vunë 2 vëllezër të dënuar në Belgjikë. 49 pasuri u sekuestruan, mes të cilave 16 apartamente dhe 27 llogari bankare.
26 Tetor 2023, 10:53