-
EKSKLUZIVE/ Ekspertiza: Kacifas nuk u qëllua nga RENEA, vrau veten! Pranë trupit u gjetën gëzhojat e automatikut që qëlloi policinë (VIDEO)
Minoritari Kostandinos Kacifas është rrethuar nga forcat e policisë dhe RENEA në një zonë malore në dalje të fshatit Bularat. I vënë nën presionin e policisë dhe duke mos dashur të dorëzohet, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme nga negociatorët e RENEA-s, Kacifas ka qëlluar veten duke kryer vetëvrasje. Sipas ekspertivës mejko ligjore, Kacifas ka dy plumba, një plumb tejshkues në nofull dhe një në gjoks, ku mendohet se ka ndikuar forca e rëndesës së gishtit në këmbëzën e automatikut. Gëzhojat janë nga kallashnikovi që ai qëlloi ndaj policisë në ditën e festës kombëtare të Greqisë.
15 Shkurt 2020, 13:03