-
Arrestimi i Metës, Burimi: Jam i shokuar, sikur u kap ndonjë baron droge! Elezi: Po prishet zinxhiri i pandëshkueshmërisë! Logu: Rrezikon të paktën 7 vite burg
Në Studio Live, analistët Genc Burimi, Ibsen Elezi dhe Besart Logu komentuan arrestimin e Ilir Metës ditën e sotme me urdhër të SPAK.
21 Tetor 2024, 18:40 -
SPAK për arrestimin e Metës: Ndikoi si ministër për lidhjen e kontratës CEZ-DIA, mori para nga Kastriot Ismailaj! S’deklaroi 463 mijë dollarë $ nga lobimi në SHBA/ DOKUMENTI
SPAK ka zbardhur të gjitha akuzat që rëndojnë ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili u arrestua sot, ndërsa ndaj bashkëshortes Monika Kryemadhi është caktuar masa detyrim paraqitjeje. Nga afera CEZ-DIA, te lobimi në SHBA e fshehja e të ardhurave, SPAK sqaron akuzat që rëndojnë mbi Metën, Kryemadhin, Pirro Xhixho dhe Ema Çokun.
21 Tetor 2024, 18:34 -
Nga ‘Kingmaker’ në pranga, historia politike e Ilir Metës! Pozicionet drejtuese dhe aleancat në 32 vite protagonist
Ilir Meta një ndër politikanët më jetë gjatë në historinë e Shqipërisë postkomuniste. Ai ka mbajtur postet më kyçe të shtetit shqiptar nga kryeministër, Kryetar Parlamenti e President. Por ç’ ndodhi në 32 vite karrierë të Metës?
21 Tetor 2024, 17:13 -
Konferenca/ Arrestimi i Metës, Blushi sulmon Dumanin: Xhelat i Ramës! Gjokutaj: Goditje politike para zgjedhjeve! PL deklaratë me 5 pika
Në konferencën e sotme të jashtëzakonshme për mediat, nënpresidenti i PL-së Tedi Blushi u shpreh se Meta u rrëmbye me forcë nga banditë me uniformë.
21 Tetor 2024, 16:16 -
REPORT Tv sjell VIDEON EKSKLUZIVE të arrestimit të Metës! Rezistencë? Nxirret me forcë nga makina! SPAK: Asnjë agjent i BKH në terren, aksioni i bluve
Mënyra e arrestimit të Ilir Metës ngjalli polemika. Rrethimi i makinës me të cilën kreu i Partisë së Lirisë udhëtonte në drejtim të Tiranës, nga forcat operacionale të Policisë, u quajt rrëmbim nga përfaqësues të opozitës. Por policia sqaroi se shoqërimi me forcë u imponua pasi Meta refuzoi agjentët të ekzekutojnë vendimin e gjykatës dhe i ofendoi ata.
21 Tetor 2024, 13:41 -
SKEDA/ Dosja e skandalit të lobimit të LSI në SHBA, pagesa për një kompani offshore! Afera e Metës me CEZ-DIA
Ilir Meta aktualisht ka në SPAK dy dosje hetimore të hapura. Arrestimi i tij mësohet se është bërë për çështjen e lobimit në SHBA, për të cilën ka qenë edhe në SPAK, ku është marrë në pyetje disa herë dhe ka dhënë shpjegime.
21 Tetor 2024, 13:41 -
REAGIMET/ Arrestimi i Metës, Blushi: Rrëmbim politik! Berisha: Përpjekje e PS për të eliminuar kundërshtarët! Ish-ambasadorja e BE: Nuk ka më të paprekshëm
Arrestimi i Ilir Metës është quajtur një rrëmbim politik nga Partia e Lirisë. Sali Berisha tha se kështu Rama po synon të eliminojë kundërshtarët politikë, ndërsa ish ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, tha se ky është një mësim i madh se nuk ka të paprekshëm me drejtësinë e re.
21 Tetor 2024, 13:23 -
Skandali i lobimit në SHBA dhe CEZ-DIA, SPAK arreston kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta! Detyrim paraqitjeje për Monika Kryemadhin! Ja akuzat (VIDEO)
Me urdhër të SPAK, arrestohet kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Arrestimi vjen 5 vite pas hetimeve intensive për aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror, që janë bashkuar në një dosje. GJKKO ka caktuar masë sigurie detyrim paraqitje për Kryemadhin, Pirro Xhixho arrest shtëpie dhe Ema Çoko detyrim paraqitjeje.
21 Tetor 2024, 13:13