-
Kokaina nga Amerika Latine në Shqipëri në lëkurë gjedhësh, GJKKO lë në burg 10 anëtarët e grupit! Kolumbiani e 2 venezuelianët: Erdhëm për të mbjellë flokët
GJKKO la në fuqi masat e sigurisë për 10 të arrestuarit në kuadër të shkatërrimit të grupit kriminal të trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine e cila pasi përpunohej në Shqipëri në një laborator të sofistikuar në fshatin Qerekë të Fushë-Krujës hidhej në tregun europian. Tre shtetasit e huaj kanë mohuar të kenë lidhje me trafikun e kokainës.
18 Nëntor 2024, 09:13 -
Ekskluzive/ 4 shqiptarët ‘kokat’ e grupit të drogës, SPAK i kishte në vëzhgim! Kokaina vinte edhe nga Brazili! Hetime nëse vilën te ‘Kodra e Diellit 2’ e morën me qira apo e kishin në pronësi
4 shqiptarë banues në Tiranë, në mesin e 10 të arrestuarve, ishin ‘kokat’ e grupit të trafikut të kokainës që u godit nga SPAK. Droga vinte nga vendet e Amerikës Latine, por një pjesë edhe nga Brazili. Për këtë arsye kreu i SPAK, Altin Dumani ishte për vizitë në Brazil, ku u takua me zyrtarë.
17 Nëntor 2024, 10:02 -
Operacioni i SPAK/ Kokaina nga Amerika Latine në laboratorin e Fushë Krujës, shqiptarët ishin financuesit, të huajat kimistët! Njëri prej të arrestuarve i përfshirë në 2 vrasje në Durrës (FOTO)
Baki Huqi, 43 vjeç, i arrestuar në operacionin e SPAK, rezulton të jetë arrestuar më herët në vitin 2013 për vrasjen e Festim Lemjas, bashkë me dy persona të tjerë. Huqi, rezulton i dënuar edhe para vitin 2013.
16 Nëntor 2024, 16:20 -
Kokaina nga Amerika Latine përpunohej në laborator në Fushë Krujë e çohej në BE! Baza edhe tek 'Kodra e Diellit 2'! SPAK: 10 të arrestuar mes tyre 3 të huaj! Në 48 ton lëkurë gjedhi fshihet droga e importuar (EMRAT)
NJOFTIMI ZYRTAR/ SPAK goditi një grup kriminal të trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine. Droga vinte e fshehur në lëkura të kriposura bagëtish përmes portit të Durrësit dhe aeroportit, dhe në një laborator të ngritur në Qerekë, pranë Rinasit, përpunohej nga 3 ekspertë nga Kolumbia dhe Venezuela, të vënë në pranga. 7 shqiptarë u arrestuan. SPAK: Shqiptarët ishin investitorë, transportues dhe shpërndarës.
16 Nëntor 2024, 08:34