-
EKSKLUZIVE/ Djali iu vra me thikë 9 muaj më parë në Fier, prindërit e Greit mes lotësh: S’lejojmë askënd të përdhosë gjakun e tij, duam drejtësi! Ishte drita e shtëpisë
Nëntë muaj pas vrasjes me thikë të Greit Bihucit në Fier, prindërit e tij flasin ekskluzivisht për Report Tv. Mësuesit, Ilir dhe Diela Bihuci mes lotësh rrëfyen tragjedinë, sherrin ku i biri 19-vjeç hyri për të ndihmuar shokët dhe u vra pabesisht. Ata kërkojnë dënimin maksimal të autorit, Florian Muka dhe kushëririt të tij të mitur. Po kështu u drejtohen me apel të ndjerë te gjithë adoleshentëve që të shmangin konfliktet, dhunën dhe të ndjekin ëndrrat e pasionet e tyre.
5 Dhjetor 2024, 14:51