-
Tiranë/ Shoferja e dehur përplaset me dy automjete, Rrugorja e arreston! 19-vjeçari i bie murit rrethues me makinë, plagoset vetë dhe pasagjeri
Dy aksidente ndodhën në kryeqytet në pak orë. Policia prangosi 41-vjeçaren që u aksidentua në gjendje të dehur duke dëmtuar dy automjete pasi humbi kontrollin dhe 19-vjeçarin që e përplasi makinën e tij me një mur rrethues
13 Mars, 16:17 -
Tiranë/ Kontrabanda e cigareve, arrestohen pronari i dyqanit dhe shitësi, nën akuzë dhe i vëllai
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar “Cigarette”. Goditet 1 rast i shitjes së mallrave të dyshuara të kontrabanduara. Sekuestrohen 324 paketa me cigare, pa pullë fiskale. Vihen në pranga 2 pronari dhe shitësi i dyqanit, procedohet penalisht 1 tjetër
13 Mars, 14:40 -
Çmontohet grupi që shiste drogë lokaleve të Tiranës dhe e trafikonin në Kosovë, ‘Tentakulat’ prangosin 5 persona, 5 të tjerë shpallen në kërkim (EMRAT)
Finalizohet operacioni i koduar “Tentakulat”, për goditjen e një grupi kriminal të implikuar që prej vitit 2019, në shitje dhe trafikim të kanabisit. Identifikohen 10 pjesëtarë të organizatës, e shisnin lëndën narkotike në lokale në Tiranë, si dhe e trafikonin në Kosovë. Bashkëpunonin edhe me organizatën e goditur në nëntor 2024 në Gjirokastër. Droga merrej në Krujë dhe Dibër
13 Mars, 13:42 -
Konfliktet në familje, 54-vjeçari i vjedh vëllait ‘Range Rover-in’ në Elbasan, dy të tjerë përleshen në Cërrik! Policia i arreston të tre
Policia arrestoi në flagrancë 54-vjeçarin teksa drejtonte mjetin luksoz, që e kishte marrë pa dijeninë e vëllait, i cili e denoncoi të vjedhur. Dy të tjerët ishin konfliktuar për motive të dobëta
11 Mars, 13:18 -
Organizata shqiptare i punësoi për ‘shtëpitë e barit’, dënohen 8 elektricistët britanikë! Vidhnin energjinë, vlera e drogës së kapur mbi 20 mln paund
Gjykata shpalli fajtorë 8 elektricistët, teksa njëri prej tyre u filmua pasi pësoi djegie në fytyrë nga korrenti gjatë montimit. Kujdeseshin për të paktën 100 ferma kanabisi në Angli, nga 32 zona të ndryshme. Vlera e dëmit në rrjet miliona paund, sekuestrohen mijëra bimë narkotike. Pjesa më e madhe e 'shtëpive të barit' drejtohej nga shqiptarët
7 Mars, 21:27 -
Spanjë/ U kapën me 1,25 tonë kokainë në brigjet e Vigos, Gjykata liron një nga shqiptarët e arrestuar! Tre mbeten në paraburgim, zbulohen identitetet
Në qeli mbetën Arsild B., i dyshuari edhe si "noteri" i mafias shqiptare që zotëron drogën dhe tregun në brigjet spanjolle të Vigos, Alfred N., dhe Romario C., drejtues të furgonit dhe autobusit që do të merrnin drogën në shtëpi, para se të arrestoheshin. Trafiku bëhej me skafe
7 Mars, 16:33 -
Itali/ Çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë, 3 të arrestuar! Zbulohet ‘strofkulla’ me mijëra euro bizhuteri floriri dhe ora luksoze të vjedhura
Nga hetimet rezultoi se grupi vepronte mes Modenës dhe Reggio Emilia. Një nga të dyshuarit ishte rezident dhe kishte strehuar dy miqtë e tij që hynë me autobus në Itali. I ‘punësoi’ për hajdutë, vetë bënte shoferin e grupit. Ja çfarë u sekuestruan në bazën e bandës
6 Mars, 15:59 -
Itali/ Tre ‘skifterët’ shqiptarë kapen me mallra të vjedhura nga dyqanet, dy prej tyre me precedentë! Urdhërohet dëbimi i menjëhershëm
Të rinjtë 20-vjeçarë udhëtonin në bordin e një veture kur u ndaluan nga karabinierët dhe u gjetën fillimisht rroba dhe këpucë që ishin vjedhur nga dy dyqane. Më pas u zbuluan sendet që përdoreshin për plaçkitje. Njërit iu gjet edhe sasi e vogël droge, i skeduar si narkoman
5 Mars, 19:16 -
Lezhë/ Denigroi adoleshenten me foto dhe shkrime fyese në rrjetin social, nën akuzë 22-vjeçari! Arrestohen 18-vjeçari pa patentë dhe 44-vjeçari i dënuar
Një 22-vjeçar është marrë nën akuzë nga Policia e Lezhës, pasi akuzohet se ka publikuar foto me mbishkrime fyese në rrjetet sociale për një 18-vjeçare. Gjithashtu Policia arrestoi një 18-vjeçar pasi u kap duke drejtuar mjetin pa dokument drejtimi dhe një 44-vjeçar i shpallur në kërkim, i dënuar me 1 vit burg për dhunë në familje
5 Mars, 16:03 -
Itali/ Nga festa e ditëlindjes, në ‘dajakun’ ndaj pronarit të qebaptores, arrestohen binjakët shqiptarë! Gjykata i lë në burg, ishin të dehur
Ngjarja ndodhi në ambientet e një biznesi në “Via Guarneri del Gesù” në Cremona, ku një grup prej 4-5 të rinjsh të dehur, mes tyre edhe një vajzë, hynë në biznes dhe nisën të konfliktoheshin me pronarin. Shkak ishte kërkesa e një 17-vjeçari italian për të hyrë në tualet, që mori refuzimin e pronarit
3 Mars, 17:47 -
Itali/ Dy korrierët shqiptarë kapen me 20 kg kokainë, vlera 6 mln euro! Dhoma sekrete të magnetizuara, ja VIDEO se si fshihej në bagazhin e makinave!
Udhëtonin nga Kalabria në Terni. Lëvizja e mjeteve afër njëri-tjetrit në autostradë, duke mos lejuar shoferët e tjerë të ndërhynin, ngriti dyshimet e patrullës. Dhomat e fshehta në bagazh aktivizoheshin me pult, shtresë e dyfishtë për të mos u diktuar. Në një prej mjeteve u gjetën 16 pako, në tjetrin katër. Gjykata i lë në burg të dy
3 Mars, 17:09 -
-
Itali/ Jeta e luksit i tradhtoi, çmontohet grupi shqiptar i shpërndarjes së kokainës me postë-biçikletë! 10 të arrestuar, i fundit u kap në Gjermani! Mbi 500 mijë euro pasuri të sekuestruara
Antimafia e Milanos ka gjetur të fshehur në Gjermani dhe prangosur anëtarin e fundit të organizatës shqipfolëse që drejtohej nga dy vëllezër. Shpenzimet e tepërta i zbuluan, agjentët i filmuan teksa shpërndanin dozat e kokainës me biçikleta dhe makina. Sekuestrohen 200 mijë euro cash, një apartament 120 m2, 3 makina, dy garazhe, disa biçikleta dhe sende materiale. Zbulohen rolet dhe strategjia
28 Shkurt, 08:53 -
Shisnin kokainë dhe hashash nga Tirana në Vorë, 3 të arrestuar! Dy prej tyre pjesë e të njëjtit grup (EMRAT+VIDEO)
Goditen 2 raste të shitjes së lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, në doza, në Tiranë dhe në Vorë. Kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 3 persona, nga të cilët dy prej tyre bashkëpunëtorë. Sekuestrohen doza kokaine dhe kanabisi.
25 Shkurt, 14:07 -
Kurbin/ Drogë, armë dhe detonatorë, ‘Hideout’ prangos 2 vëllezërit e dyshuar! Sekuestrohen 10 kg hashash (EMRAT+VIDEO)
Gjenden të fshehura në 2 banesa në fshatin Skuraj dhe sekuestrohen rreth 10 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri pushkë, 85 kapsolla detonatore, 2 armë gjahu dhe municion luftarak
25 Shkurt, 13:32 -
Dy punëtorët vjedhin karburantin në kantierin e aeroportit të Vlorës, arrestohen! 36-vjeçari furnizon makinën në Sarandë dhe arratiset, shpallet në kërkim (VIDEO)
Rasti i parë ka të bëjë me vjedhjen e sasive të karburantit në kantierin e aeroportit të Vlorës, ku të arrestuarit janë 2 punonjësit. Si dhe vjedhja me anë të mashtrimit, nga një 36-vjeçar nga Finiqi, që pas furnizimit të mjetit me naftë është larguar pa paguar
24 Shkurt, 15:24 -
Sarandë/ Shfrytëzonin të miturën për prostitucion, arrestohen 2 gratë! Aktiviteti në dy lokale me qira, tetë javë hetime! Sekuestrohen edhe pará (VIDEO)
Finalizohet pas 2 muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni i koduar “Silent Watch”. Vihen në pranga 2 shtetase që shfrytëzonin një shtetase të mitur, për prostitucion. Nga veprimet hetimore dyshohet se këto shtetase kanë shfrytëzuar për prostitucion, një 16-vjeçare
24 Shkurt, 11:40 -
Shisnin kokainë afër shkollave në Kavajë, 'Dimri' arreston 13 persona, një në kërkim dhe një nën hetim! Sekuestrohet drogë, armë, silenciatorë dhe bllokues valësh (EMRAT+VIDEO)
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 80 doza kokaine, 620 doza kanabisi, 2 peshore elektronike, pajisje për presimin e lëndëve narkotikëve dhe ndarjen e tyre në doza, shuma parash në euro dhe lekë dhe 19 celularë; 3 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, pajisje për modifikimin e armëve të zjarrit, 1 detektor dhe 1 bllokuesh valësh. Një prej tyre, i akuzuar për plagosje më 2016
24 Shkurt, 09:34 -
Itali/ Zbulohet ‘shtëpia e barit’, arrestohen 2 shqiptarët, një prej tyre u plagos! I treti arratiset, sekuestrohen 36 kg hashash dhe 460 rrënjë kanabisi
Dy shqiptarë u arrestuan në Boltiere. Ata janë Q. J., 19 vjeç, klandestin dhe I. F., 28 vjeç, banues në Verdellino, i punësuar në sektorin e restoranteve
22 Shkurt, 23:08 -