Vlorë- Një rast i organizuar i shfrytëzimit për prostitucion është goditur sot (24 shkurt) nga Drejtoria e Policisë së Vlorës, në qytetin e Sarandës.
Dy muaj hetime kanë mjaftuar për të finalizuar operacionin e koduar “Silent Watch”, me metoda proaktive, përgjime dhe ndjekje me agjentë.
Nga investigimi u zbulua rasti i shfrytëzimit të një vajze të mitur, vetëm 16 vjeçe, në dy lokale të marra me qira në lagjet e qytetit bregdetar. Në pranga ranë 2 gra të dyshuara që e shfrytëzonin për aktivitetin e paligjshëm minorenen.
"Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, gjatë 2 muajve, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, u finalizua operacioni policor i koduar “Silent Watch”. Gjatë operacionit u kapën dhe u vunë në pranga: S. O., 42 vjeçe dhe L. D., 39 vjeçe, të dyja banuese në Sarandë", bëri me dije policia vendore.
Gjatë kontrolleve në dy lokale të marra me qira prej tyre, në lagjet nr. 3 dhe nr. 4, në Sarandë, në të cilat ushtrohej prostitucioni, u gjet edhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Hetimet e mëtejshme të rastit do i ndjekë prokuroria vendore, për të zbardhur aktivitetin kriminal, dinamikën dhe persona të tjerë të implikuar.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
70.9%
-
Jo
23.8%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 450
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Media britanike 'The Telegraph': Shqipëria, destinacioni i pushimeve me rritjen më të shpejtë në Evropë
30 Mars, 09:45
-
E dënuar me 1 vit burg për falsifikim parash, arrestohet 27-vjeçarja në Lushnjë
29 Mars, 11:14
-
Akuzat për falsifikim për pronat e kishës, Bido i përgjigjet Berishës nga Report TV: Sulme të frymëzuara nga Beleri! Dokumenti u mikrofilmua kur ishte Meta kryeministër
28 Mars, 21:29
-
Plagosja e 17-vjeçarit në Sarandë/ Sherri dyshohet për një vajzë, babai i të plagosurit: Drejtësi ose do të bëj vetëgjyqësi! Autori: E qëllova për vetëmbrojtje me thikën e tij
28 Mars, 15:03
-
28 vite nga tragjedia e Otrantos/ Familjarët: S'ka drejtësi, shteti shqiptar s’na mbështeti! Ish-ushtaraku: Ata u trajtuan si armiq, u goditën me qëllim që të mbyteshin
28 Mars, 12:14
-
Autor të disa vjedhjeve, arrestohen 2 skifterët në Vlorë
28 Mars, 12:01
-
Borsh/ 50 familje në protestë: Kadastra na ka bllokuar certifikatat e pronësisë! Shteti ia ka dhënë tokën Komunitetit Mysliman
27 Mars, 17:31
-
Sherr mes adoleshentëve në Sarandë/ 17-vjeçari plagoset tre herë me thikë nga bashkëmoshatari
27 Mars, 17:28
-
Prej disa ditësh pompat e hidrovorit jashtë funksionit, Vlora rrezikon të përmbytet sërish
27 Mars, 13:27
-
Në hotel me 40-vjeçarin, 15-vjeçarja thith kokainë, shoqja e filmon! Report Tv zbardh detaje të ngjarjes së rëndë! Gjykata lë në burg Rinald Rakipajn
27 Mars, 12:18
-
I dënuar me 8 vjet burg në Itali për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari në Vlorë! Pritet ekstradimi drejt vendit fqinj (EMRI)
27 Mars, 11:19
-
Zyrtare/ Humbja në Vlorë, Flamurtari shkarkon trajnerin! Gjen menjëherë zëvendësin
27 Mars, 10:41