-
Report TV rindërton skemën e aksidentit me tre viktima në Librazhd! Shkak dyshohet devijimi i korsisë nga Mercedes-Benzi
Report Tv ka rindërtuar grafikisht skemën e aksidentit fatal me tre të vdekur në Librazhd. Dyshohet se manovra e gabuar, ndoshta nga rrëshqitja e gurëve dhe rruga me barriera pa bazament të jenë bërë shkak për përplasjen fatale që mund të përsëritet nëse nuk ndërhyhet.
3 Shkurt 2022, 16:36 -
Aksidenti me 3 viktima në Librazhd, riparohen barrierat mbrojtëse në rrugë! Eksperti: Problem bazamenti i tyre i dobët, tragjedia mund të përsëritet
Pas aksidentit tragjik me 3 viktima, Kompania "2 T" që mirëmban aksin Elbasan-Librazhd ka nisur riparimin e barrierave metalike, por ato rrezikojnë të bien sërish për shkak se bazamenti është i dobët. Ndërsa rrëshqitja e gurëve dhe lagështia janë të tjera problematika në këtë rrugë të rëndësishme të juglindjes.
3 Shkurt 2022, 14:37 -
Aksidenti tragjik me 3 të vdekur në Librazhd, shkak dyshohet rënia e gurëve në rrugë, detyroi mjetet të kryenin manovra të gabuara
Aksidenti i një dite më parë në Librazhd, ku humbën jetën 3 persona dhe u plagosën 2 të tjerë, anëtarë nga e njëjta familje, duket se shkaktar i kësaj tragjedie ka qenë rënia e gurëve në rrugë. Aksi Elbasan-Librazhd është problematik për rënien e gurëve në rrugë sidomos në ditët kur ka reshje shiu, duke u kthyer në burim aksidenti për drejtuesit e mjeteve, dhe rasti i tillë ishte edhe dita e djeshme që u mori jetën 3 personave.
2 Shkurt 2022, 19:01 -
Rrëshqitja e gurëve nga mali në Torovicë, Ndreu: Është detyrë e institucioneve qendrore për t’i dhënë zgjidhje problematikës
Rrëshqitja e gurëve nga mali në zonën e Torovicës në Lezhë është një problem mjaft i madh që duhet t’i japë zgjidhje qeveria Shqiptarë bashke me Autoritetin Rrugor. Kështu shprehet kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, sipas të cilit shqetësimi ju është përcjelle institucioneve qendrore, pasi ndërhyrja nuk është në varësi të bashkisë
3 Janar 2022, 09:49 -
Rënia e gurëve, pezullohet nesër qarkullimi në rrugën nacionale të Gjegjanit! Bashkia Pukë: Ndërhyjmë edhe pse nuk është detyra jonë
Rënia e gurëve në rrugën nacionale Gjegjan-Mirditë ka bërë që Bashkia e Pukës të marrë vendimin për të pezulluar qarkullimin në këtë aks. Bashkia njofton se pezullimi do të bëhet nesër nga ora 11 deri në 13:00. Bashkia Pukë thotë se do të realizojnë ndërhyrje edhe pse nuk e kanë detyrë pasi rruga është në inventarin e ARRSH.
17 Janar 2021, 14:30