-
Kronikë
4 të vrarë e 2 të plagosur për shezlongët në Velipojë! Vriten anëtarë të 2 familjeve pronarë hotelesh, Ferracaku dhe Gocaj! Vdes edhe një 20-vjeçar, filloi dje punë si kamarier! Dhjetëra të shoqëruar
Konflikti për disa metra territor plazh në Velipojë ka përfunduar me 4 të vrarë dhe 2 të plagosur. Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli vetëm 20 vjeç mbeten të vdekur. Nipi i Kujtim Ferracakut, Elmilind Dyli, ka marrë një plumb në gju. I plagosuri tjetër është vëllai i Ferracakut, 54 vjeçari Hasan Ferracaku, të dy janë në Spitalin e Traumës.
27 Qershor 2021, 02:17