-
Kryebashkiaku Erion Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon rrëzimin e masës ‘arrest me burg’ të Apelit të GJKKO-së
Prej më shumë se tre muajsh në paraburgim, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka dorëzuar me postë nëpërmjet avokatëve, rekursin në Gjykatën e Lartë. Apeli la në fuqi masën e GJKKO-së së shkallës së parë
19 Maj, 19:39 -
Apeli i GJKKO la në fuqi sekuestron e celularit, Gjykata e Lartë prish vendimin për Arbër Veliajn! E kthejnë për rigjykim
Gjykata e Lartë prishi vendimin e Apelit të Posaçëm për Arber Veliajn, i cili kundërshtoi sekuestrimin e materialeve nga ana e BKH si dhe të kontrolleve të ushtruara nga agjentët në banesën e tij dhjetorin e 2024.
14 Maj, 12:37 -
Gjykata e Lartë merr pjesë në Kongresin Botëror të Ligjit 2025, në fokus sfidat bashkëkohore të drejtësisë
Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë merr pjesë në Kongresin Botëror të Ligjit 2025, i cili po zhvillohet në Santo Domingo, Republika Dominikane. Ky forum i rëndësishëm ndërkombëtar ka nisur punimet me një ceremoni madhështore në ambientet e Universidad Autónoma de Santo Domingo.
5 Maj, 11:42 -
I dënuar përjetë për masakrën e Urës Vajgurore më 1997, GJKKO rrëzon kërkesën e Fran Marashit për të dalë nga regjimi i sigurisë ‘41 bis’
Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Fran Marashit, i cili kërkoi të dilte nga regjimi i ashpër ‘41 biss’, aty ku mbahet i izoluar prej 13 dhjetorit të vitit 2024, me vendim të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja. U dënua si person i përfshirë në masakrën e Urës Vajgurore, të 17 qershorit 1997, ku u vranë 4 policë dhe u plagosën 6 të tjerë
30 Prill, 13:14 -
Kushtetuesja i jep të drejtë gazetarit Qyno, avokati Matlija: U vu standard, mbrohet burimi i gazetarit dhe liria e fjalës! Prokurorët e SPAK, sjellje brutale
Gjykata kushtetuese vendosi dje në favor të gazetarit Elton Qyno për çështjen e publikimit të dosjes sekrete, duke rrëzuar treshen e prokurorëve të SPAK, Dado, Maksuti e Dibra. Sipas Kushtetueses urdhërimi nga prokurorët e posaçëm për të treguar burimin e informacionit është antikushtetues dhe vendosi asgjesimin e materialeve të sekuestruara të gazetarit.
23 Prill, 15:19 -
Afera ‘Partizani’/ Gjykata e Lartë rrëzon Berishën, s’i pranon rekursin për masën detyrim paraqitjeje! Në fuqi dhe arresti shtëpiak për dhëndrin, nesër seanca paraprake në GJKKO
Gjykata e Lartë rrëzoi sot rekursin e kreut të PD-së, Sali Berisha, në lidhje me masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” që ka vendosur Apeli i GJKKO-së, në lidhje me aferën e dosjes “Partizani”. Mbetet në fuqi masa arrest shtëpiak edhe për dhëndrin Jamarbër Malltezi. Nesër do zhvillohet në GJKKO edhe seanca paraprake për fatin e dosjes për gjykim.
22 Prill, 16:44 -
Rekursi për masën detyrim paraqitjeje/ Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Berishës për përjashtimin e trupës gjykuese
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e kreut të PD Sali Berisha për përjashtimin e treshes gjykuese Ilir Panda, Sokol Binaj, Sander Simoni nga gjykimi i rekursit të tij për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
17 Prill, 13:34 -
Berisha e la jashtë liste/ Sula për Report Tv: Injoroi kontributin tim në politikë, PD merr më pak vota se në 2021
Në emisionin 'Studio Live' ditën e sotme është diskutuar për zgjedhjet e 11 majit. Për deputetin Dashnor Sulën PD do të ketë një numër më të pakët votash në këto zgjedhje se në zgjedhjet e vitit 2021. Gazetari Anri Bala teksa u ndal tek fushata e partive për zgjedhjet e 11 majit ta se ajo ka nisur e vakët.
15 Prill, 18:28 -
6 muaj zvarrë/ Shtyhet sërish seanca për aferën ‘Partizani’, avokati i Bektashit në gjyq tjetër! Ja kur mbahet seanca paraprake e radhës
Shtyhet për më 18 prill seanca paraprake në GJKKO për aferën Partizani. Pritej të vendosej nëse do të kalonte për gjykim Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe tre të pandehurit e tjerë. Shkak është bërë mungesa e avokatit të Fatmir Bektashit. Gjykata e Lartë shtyn po ashtu shqyrtimin e rekursit të Berishës dhe Malltezit.
15 Prill, 10:50 -
Safet Bajri dhe Astmer Bilali kundër 'arrestit me burg', dërgojnë rekurs në Gjykatën e Lartë
Organi i akuzës ka dyshime që këta tre persona kanë planifikuar, organizuar dhe kanë kryer më 10.08.2018, në qytetin e Shkodrës, vrasjen me armë zjarri të shtetasit Fatbardh Lici, i afërm i shtetasit Ibrahim Lici.
14 Prill, 16:03 -
Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Zamira Vyshkën dhe avokatin Pashaj! Ish-gjyqtarja dënohet 2 vite me shërbim prove për korrupsion, 5 vite larg funksioneve publike (VENDIMI)
Gjykata e Lartë kishte urdhëruar rigjykimin e çështjes me trupë tjetër, por përsëri dënimi i vitit 2023 u la në fuqi. Avokati Ilir Pashaj lirohet pas vuajtjes së dënimit mbi dënimin e dhënë me 1 vit e 4 muaj burg. Vyshka mbahet për 5 vite larg funksioneve publike. Dënohen me 16 dhe 6 muaj burg dy të tjerët që ndikuan me ryshfet 400 mijë lekë për të liruar të arrestuarin
7 Prill, 13:56 -
Vrasja e Martin Canit, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e autorit të dyshuar
15 vjeçari mbahet në Institutin e të miturve në Kavajë, ku ka kërkuar një masë më të butë sigurie. Pak ditë më parë Gjykata e Tiranës kaloi dosjen në ngarkim të tij për gjykim teksa i refuzoi kërkesën për gjykim të shkurtuar që në rast se shpallet fajtor do t’I ulte 1/3 e dënimit.
4 Prill, 11:08 -
Rekursi për masën detyrim paraqitjeje/ Gjykata e Lartë rrëzon Berishën, nuk përjashton trupën gjykuese
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës për përjashtimin e trupës gjykuese që do të shqyrtojë rekursin kundër masës "detyrim paraqitje". Berisha argumentoi se gjyqtarët kishin qenë pjesë e hetimit paraprak dhe kishin dhënë disa vendime kundër tij, por kërkesa u refuzua, duke i hapur rrugë seancës më 14 prill.
4 Prill, 10:39 -
Kërkon heqjen e masës së sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’, ja kur do të mbahet seanca për Berishën në Gjykatën e Lartë
Caktohet data e seancës në Gjykatën e Lartë për shqyrtimin e rekursit të Sali Berishës për masën “detyrim paraqitjeje”. Ish kryeministri kërkon heqjen e masës së sigurisë me argumentin se nuk ka asnjë kusht apo kriter që të qëndrojë kjo masë.
28 Mars, 14:05 -
-
Kërkoi pafajësinë nga arratia por më pas u tërhoq, Gjykata e Lartë shqyrton më 1 prill rekursin e Adriatik Llallës
Ish kryeprokurori i Përgjithshëm i cili depozitoi rekurs në shkallën e tretë të gjyqsorit ku kerkonte pafajësi, në muajin nëntor të vitit të kaluar, u tërhoq nga kërkesa e tij.
25 Mars, 12:57 -
'Hap drejt shfuqizimit të shtetit kushtetues demokratik'/ Trump përballë gjykatave, analiza e DW: A po shkon SHBA drejt autokracisë?
Qeveria e Donald Trump kishte deportuar më parë qindra venezuelianë. Sipas administratës amerikane, ata ishin anëtarë të një bande droge. Pavarësisht protestave të ashpra nga pushtetmbajtësi venezuelan, Nicolás Maduro, ata u dërguan me avion në El Salvador dhe u burgosën atje në burgun famëkeq CECOT të sigurisë së lartë.
23 Mars, 15:10 -
-
'Babalja'/ Gjykata e Lartë s’pranon rekursin e Salianjit, mbetet në fuqi dënimi me 1 vit burg për kallëzim të rremë! Ish-deputeti i PD: Vendim me urdhër të Ramës
Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e ish-deputetit Ervin Salianji, kundër dënimit me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit të Përgjithshëm për çështjen “Babale’. Salianji kërkoi prishjen e vendimit të Apelit të Tiranës dhe pafajësi.
11 Mars, 09:28 -
U dënua për dosjen 'Babale'/ Po kërkon lirimin nga burgu, Gjykata e Lartë shqyrton nesër rekursin e ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji
Gjykata e Lartë cakton datën për rekursin e ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji, i dënuar me 1 vit burgim të formës së prerë nga Apeli i Tiranës, për dosjen “Babale”, izolim që po e vuan prej 27 shtatorit 2024 në Fier. Seanca është caktuar për nesër, 11 Mars. Vendimi pritet që të jepet nesër në orën 10:00
10 Mars, 13:49