Kërkoi pafajësinë nga arratia por më pas u tërhoq, Gjykata e Lartë shqyrton më 1 prill rekursin e Adriatik Llallës

Kërkoi pafajësinë nga arratia por më pas u tërhoq, Gjykata e Lartë shqyrton më 1 prill rekursin e Adriatik Llallës

Adriatik Llalla në takimin e Berishës më 9 shkurt

TIRANE- Gjykata e Lartë ka shtyrë në datën 1 prill seancën për ish kryeprokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla. Shkak për shtyrjen është bërë mosformimi i trupës gjykuese. 

Llalla i cili depozitoi rekurs në shkallën e tretë të gjyqsorit ku kerkonte pafajësi, në muajin nëntor të vitit të kaluar, u tërhoq nga kërkesa e tij. 

Në 1 prill 2025, Kolegji Penal do shqyrtojë fillimisht tërheqjen e Adriatik Llalës nga rekursi dhe në rast se nuk do pranohet, atëherë Gjykata e Lartë do shqyrtojë kërkesën për pafajësi.

Adriatik Llalla u dënua me 2 vite burg nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion dhe për pesë vite ai nuk ka të drejtë të ushtrojë asnjë funksion publik. Ai u shpall fajtor për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë.

Edhe pse në kërkim ndërkombëtar, Adriatik Llalla u shfaq në një takim të kreut të PD Sali Berisha, me emigrantët shqiptarë në Romë, më 9 shkurt 2025. Ish-kryeprokurori ishte i pranishëm mes militantëve të mbledhur në sallën ku Berisha mbajti takim politik me diasporën. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Danimarkë/ Sulm me thikë në qendër të Amsterdamit, 5 të plagosur, arrestohet agresori

Danimarkë/ Sulm me thikë në qendër të Amsterdamit, 5 të plagosur, arrestohet agresori