-
Miratohet ligji, si do pezullohen gjyqtarët për tre ditë! PS-ja i merr Metës betimin e gjyqtarëve, kalon nisma për pasuritë e sekuestruara nga OFL-ja
Kuvendi ka miratuar sot tre projektligje të rëndësishme, i pari lidhet me pezullimin për tre ditë të prokurorëve dhe gjyqtarëve që kapen me shkelje, në kuadër të nismës anti-KÇK. Projektligji i dytë i merr Presidentit të drejtën e betimit të gjyqtarëve nëse kreu i shtetit nuk e organizon ceremoninë për 10 ditë. Ndërkohë që u fut dhe kaloi me procedurë të përshpejtuar projektvendimi për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara nga Operacioni Forca e Ligjit.
12 Shkurt 2020, 10:40