-
'Jam në Shkup, të fala nënës dhe motrës'/ Shqiptari i zhdukur prej 2011, familja kërkon ndihmë në 'Pa Gjurmë'
Familja kërkon të birin i zhdukur prej qershorit të vitit 2011 në Shkup të Maqedonisë. Elton Hasa është djali i Fiqeret dhe Leme Hasës nga Librazhdi. Prindërit e tij iu drejtuan emisionit "Pa Gjurmë" në Report Tv për të kërkuar ndihmë. Kontakti i fundit i tij me familjarët ka qenë para 8 vitesh kur ata kanë marrë një telefonatë nga Shkupi dhe prej atëherë nuk dihet fati i të riut.
13 Shkurt 2019, 19:47