-
Fluks në urgjencën e Laçit nga virozat, mjekët: Rastet nuk janë shqetësuese (VIDEO)
Në urgjencën e zhvendosur në Laç për shkak të dëmtimeve nga tërmeti që pësoi godina e spitalit paraqiten çdo ditë rreth 100 persona për ndihmë mjekësore, kjo për shkak edhe të virozave të stinës. Mjekët thonë se pavarësisht kushteve të urgjencës dhe fluksit të pacientëve sërish nuk ka pasur problematika në shërbim.
14 Shkurt 2020, 16:44 -
100-150 raste në ditë, në pediatrinë Korçë, mjekja: Problem fëmijët nën 1 vjeç (VIDEO)
100 deri në 150 fëmijë paraqiten në ditë në pediatrinë e spitalit të Korçës për shkak të virozave të stinës, ndërsa numri i shtrimeve shkon nga 6-10 fëmijë në 24 orë. Mjekja pediatre Xhentila Doka pohon se në repartin e pediatrisë në spitalin rajonal të Korçës janë shtruar nga të gjitha grupmoshat.
12 Shkurt 2020, 18:07 -
Gripi dhe virozat/ Mjekët pediatër: Jo direkt në urgjencë, keni qendrat shëndetësore 24 orë (VIDEO)
Vetëm në QSUT paraqiten mesatarisht 250-300 raste në ditë. Pediatri Bektash Mandri tregoi për Report Tv se nëse fëmijës i kalon temperatura mbi 38 e gjysmë, atëherë prindërit mund t'i drejtohen pediatrit. Mjekët bëjnë apel që prindërit të mos drejtohen vetëm në urgjencën pediatrike në QSUT por fillimisht të shkojnë tek qendrat shëndetësore, ku 3 prej tyre ofrojnë dhe shërbim 24 orë.
6 Shkurt 2020, 14:13