-
Vrasje apo vetëvrasje e shqiptarit në burg?! Motra: Duam ndihmë të kthejmë trupin! Ambasadori: Në kontakt me autoritetet franceze për hetimet
Një 36-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë më 1 shkurt teksa ndodhej në qeli në një burg në Francë, i arrestuar per djegien e disa makinave. Autoritetet franceze thonë se Mentor Rexha është vetëvrare, por familjarët në një komunikim me Shqiptarja.com ngrenë dyshime se ai është vrarë. Motra udhëton nga Italia ne France për të marrë trupin: Katastrofë, s'ke cfare t'i shohësh, ka shenja hekuri. Ambasadori ne Paris për Shqiptarja.com, tha se është në kontakt me familjarët dhe autoritetet atje, dhe se për kthimin e trupit në atdhe nëse familja nuk ka mundësi financiare duhet te kontaktojë me shërbimin social.
9 Shkurt 2020, 22:59