Vrasje apo vetëvrasje e shqiptarit në burg?! Motra: Duam ndihmë të kthejmë trupin! Ambasadori: Në kontakt me autoritetet franceze për hetimet

Vrasje apo vetëvrasje e shqiptarit në burg?! Motra: Duam ndihmë të kthejmë trupin! Ambasadori: Në kontakt me autoritetet franceze për hetimet

Ambasadori ne France, Dritan Tola dhe shqiptari i vdekur ne burg, Mentor Rexha

FRANCË- Mesnatën e 1 shkurtit një shqiptar vdiq në një burg në Francë. Bëhet fjalë për 36-vjeçarin Mentor Rexha, i cili ishte arrestuar për djegien e disa makinave së bashku me një grup të rinjsh, po shqiptarë. Vdekja e tij u shoqërua me disa pasngjarje, ku në një rrëfim ekskluzivisht për Shqiptarja.com familjarët  ngritën dyshimet se ai nuk është vetëvrarë, siç pretendojnë autoritetet franceze, por është vrarë. Në këtë përfundim familjarët e tij dolen për disa motive. Së pari, lajmi për vdekjen e 36-vjeçarët është mësuar nga familjarët dy dite me vonesë dhe nuk kanë qenë autoritet franceze apo ambasada shqiptare në Francë që i kanë njoftuar, por nga një tjetër i burgosur me shtetësi franceze, shokë me Mentor Rexhën. Së dyti, nga këqyrja e trupit që familjarët, më konkretisht motra dhe vëllai, kane bere ne morgun e spitalit te burgut, ata thone se Mentor Rexha eshte dhunuar, nisur nga fakti që ka një të qepur në kokë dhe hematoma në trup. Në një prononcim për Shqiptarja.com, motra Suela Rexha e cila ka udhetuar nga Italia per ne France per te pare trupin, shprehet se Mentori kishte të çara në kokë, shenja hekuri në fyt dhe i kishin bërë autopsinë pa marrë paraprakisht leje nga familja. Mes të tjerave, motra shprehet se ambasada shqiptare e ka ndihmuar ne kontaktet me drejtoreshen e burgut, dhe orientimet per te gjetur "deren e duhur" per zbulimin e te vertetes se vdekjes se vellait, por familja eshte ne veshtiresi ekonomike dhe kanë kërkuar ndihmë për të kthyer trupin në atdhe. Sipas saj, pergjigjja e marre nga ambasada ishte "nuk kemi fonde". 

"Kam shkuar në burg direkt, kam pasur fill kontakt me drejtoreshën e burgut dhe na thanë që është vetëvra. Më dhanë një letër dhe stilolaps për të marrë trupin më thanë. Nuk firmosa dhe thashë pa parë kufomën e vëllai ttim nuk mundem. Kam shkuar në morg. Kishte të çara, ca mbrapa kurrizit, mbrapa kokës, shkelma fytit. Ai ishte i vrarë, nuk ishte vetëvrasje. Ai kishte te fyti shenja hekuri që ia kanë vënë në qafë. Kam marrë informacione që e kanë marrë rrëshqanash dhe e kanë çuar te dhoma izolimit dhe pastaj ka marrë lajmin se ka vdekur. E kanë bërë autopsine 100 të çara, s'ke ca shef, si me qenë teneqe, jo me qenë njeri. Unë kërkoj që drejtësia e vëllait tim të dalë. Atë ditë ato persona që u arrestuan bashkë me vëllanë tim, sa kam shkuar unë te burgu dhe kam shkuar te morgu, ato kanë dalë nga burgu. Pse të dalin ato dhe jo vëllai im. Shteti i Francës duhet të më japë përgjigje, pse të dalë vëllai im në atë gjendje, nuk di ça t'i çoj nënës time me e qa... Kam marrë ambasadën e Parisit, s'më ka dhënë, asnjë lloj gjëje, nuk ka asnjë fond", u shpreh motra.

Ndërkohë, Shqiptarja.com kontaktoi me ambasadorin shqiptar në Francë, Dritan Tola i cili tha se ambasada nuk ka kompetencë për të dërguar trupin në atdhe, por familja mund t’u bëjë kërkesë autoriteteve kompetente të shërbimeve të ndihmës sociale në Shqipëri. Sa i përket dyshimeve që është vrarë, Tola shprehet se për këtë ka nisur një hetim nga autoritetet franceze, më të cilët ambasada është në kontakt të vazhdueshëm. Ambasadori tha per Shqiptarja.com se ka kontaktuar me familjaret nga momenti i pare kur eshte njoftuar per ngjarjen dhe se kane ndjekur hap pas hapi te gjitha zhvillimet, duke kerkuar edhe informacionet zyrtare nga autoritetet ne France te cilat kane nisur nje hetim per rastin. 

"Dje (të shtunën) bashkë me të vëllain tjetër ardhur nga Gjermania, ata mundën të vizitojnë trupin e të ndjerit dhe dje pasdite gjatë kontaktit me Ambasadën ata u shprehen se kanë dyshime lidhur me vetëvrasjen e  vëllait te tyre. Ambasada iu përgjigj, siç parashikohet në këto raste, se nëse kane dyshime Ambasada do të kërkonte informacion suplementar mbi ngjarjen dhe sugjeroi ndërkohë që paralelisht familja e të ndjerit të kontaktonte edhe ajo një avokat për ta ndjekur çështjen nga ana ligjore. Gjithashtu, i vëllai nga Gjermania i të ndjerit pyeti lidhur me shpenzimet e kthimit në atdhe të trupit të të ndjerit dhe Ambasada e sqaroi se kjo nuk është në kompetencën direkte të saj, por familja mund t’u bëjë kërkesë autoriteteve kompetente të shërbimeve të ndihmës sociale në Shqipëri. Për më shumë, ne presim informacion më të detajuar dhe zyrtar që u kemi kërkuar autoriteteve policore dhe gjyqësore franceze lidhur me pretendimet dhe dyshimet e ngritura dje nga të afërmit", tha mes të tjerave Tola.

Sa i përket pretendimeve të familjes, nuk është e parashikuar me ligj që transportin e trupit ta bëjnë ambasadat shqiptare, por i takon shërbimit social, vetëm pasi këta të fundit vërtetojnë se familja nuk ka me të vërtetë mundësi ekonomike, procedurë e cila merr kohë.

Prej mëse një jave familja po qajnë të birin e tyre në një arkivol pa një trup brenda. Ata janë në pritje për të "takuar" për herë të fundit dhe për t'i dhënë lamturinë, edhe pse një trupi të dhunuar siç pretendon e motra.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton