-
Kronikë
Ish-ministrja e Arsimit: Në Universitetet publike ka rektorë që kanë marrë titujt akademik me plagjiaturë, sëmundje që ka kalbur sistemin e arsimit të lartë
Ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka akuzuar disa rektorë dhe dekanë në universitetet publike në Shqipëri se kanë marrë titujt akademikë me plagjiaturë. Me një postim në Facebook, Shahini nuk jep emra rektorësh, por thotë se në vitin 2020, ku Arsimi drejtohej nga ajo, ata refuzuan të bënin verifikimin e punimeve të tyre akademike. Si rezultat, thotë Shahini, disa nga universitetet publike me shumë gjasë, sot udhëhiqen nga rektorë që kanë marrë titujt akademik me punime të plagjiarizuara.
13 Shtator 2021, 16:43