-
Grusht shteti në Mianmar, Aung San Suu Kyi përballet me akuza në paraburgim
Policia në Mianmar, e njohur gjithashtu si Burma, ka ngritur disa akuza kundër udhëheqëses civile të zgjedhur Aung San Suu Kyi pas grushtit ushtarak të shtetit. Dokumentet e policisë tregojnë se ajo do të mbahet në paraburgim deri në 15 shkurt. Akuzat përfshijnë shkeljen e ligjeve të importit dhe eksportit dhe posedimin e pajisjeve të paligjshme të komunikimit.
3 Shkurt 2021, 16:43 -
VIDEOLAJM/ Në mes të grushtit të shtetit, instruktorja në Mianmar vazhdon e 'pa shqetësuar' stërvitjen e saj online
Mianmar prej më shumë se dy ditësh është në qëndër të vëmëndjes ndërkombëtare për shkak të grushtit të shtetit në vend. Megjithatë në një video të bërë virale, një instruktore fitnesi, po kryente një stërvitje në transmetim të drejtpërdrejtë ndërsa po zhvillohej grusht shteti pas saj.
2 Shkurt 2021, 16:47 -
Grusht shteti në Mianmar, ushtria merr pushtetin, arrestohet liderja Suu Kyi! Udhëheqësit europianë dëojnë aktet e dhunës (VIDEO)
Ushtria e fuqishme e Mianmarit ka marrë kontrollin e vendit me një grusht shteti dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, pas arrestimit të lideres Aung San Suu Kyi dhe politikanëve të tjerë të qeverisë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
1 Shkurt 2021, 09:50