-
Punonjësit e policisë së burgjeve kërcënojnë me protesta, Macaj: Kërkojmë rritje rroge dhe përmirësim të kushteve të punës! Kemi dërguar peticion me 200 firma
Punonjësit e policisë së burgjeve paralajmërojnë protestë nëse Ministria e Drejtësisë nuk plotëson kushtet që ata kërkojnë prej kohësh. Kreu i sindikatës, Valentin Macaj nga Shkodra u shpreh se kemi bërë peticion me 200 firma dhe nëse nuk marrim përgjigje brenda një jave do të ngrihemi në protestë. Kërkesat kryesore; janë rritja e pagave sipas gradave, përmirësimi i kushteve të punës, uniformat e reja, transporti, etj.
1 Nëntor 2020, 17:36