-
Ekonomi
Në muajin e zgjedhjeve konsumi u rrit! INSTAT: Inflacioni arriti në nivelin 1.9%, shifra më e lartë që prej tetorit 2020
Shpenzimet për zgjedhjet e 25 prillit si dhe lëvizjet e qytetarëve për pushime si pasojë e temperaturave të favorshme kanë dhënë efektet e para në rritjen e konsumit. Pas një rënie drastike në muajin janar, ku inflacioni regjistroi nivelin më të ulët historik prej 0.4%, në muajin prill të këtij viti sipas raportit të INSTAT inflacioni arriti në 1.9%, aq sa ishte në kohën e karantinës në vitin e kaluar.
10 Maj 2021, 16:39