-
Kronikë
Sherr për pronën mes kushërinjve në Lushnje, 2 vëllezërit marrin çiften dhe qëllojnë babanë me 3 djemtë! Vritet një 30-vjeçar, plagosen 3 të tjerët! Arrestohen dy prej autorëve
Me një bilanc tragjik është mbyllur sherri për pronën mes disa kushërinjve në fshatin Garunjas të Lushnjes, ku mbeti viktimë një person dhe u plagosën tre të tjerë. Ngjarja u regjistrua mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:15, ku bëhet me dije se viktimë ka mbetur Romeo Hasalla, ndërsa janë plagosur babai i tij, Shaip Hasalla dhe dy vëllezërit Emiljano dhe Laert. Për ngjarjen policia ka arrestuar Afrim Hasallën dhe Marius Hasalla, 20 vjeç, ndërkohë që në kërkim është shpallur Kastriot Hasalla.
29 Korrik 2021, 07:29