Masakër në Mat, vriten 3 punonjës të Bashkisë pas sherrit për rrugën, arrestohet 51-vjeçari
Ora 14:00 – Tre të vrarë dhe 1 i plagosur, ky është bilanci i një konflikti në fshatin Shëlli në Njësinë Administrative Lis të rrethit të Matit. 3 viktimat janë punonjës të Bashkisë Mat. Dy prej viktimave ndërruan jetën gjatë transportimit me helikopter për në spitalin e Traumës ndërsa viktimat e 3-të kishte ndërruar jetë menjëherë.
Viktima janë Mentor Hoxha, Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi. I plagosur ka mbetur Astrit Hani edhe ai punonjës i Bashkisë së Matit me ndërmarrjen e rrugëve.
Ora 14:30 - Policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar Kujtim Koxha, 51-vjeç. Në ndjekje të autorit u vunë 40 forca policore. Kujtim Koxha mësohet se është kryetar i PS për fshatin Shëlli në Mat.
Ora 15:00 - Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se katër punonjës të Bashkisë së Matit kishin shkuar në fshatin Shëlli për të hapur një rrugë të zënë nga një banor i zonës. Rruga po i nënshtrohej rikonstruksionit. Ata kanë debatuar dhe më pas janë ulur për të drekuar në lokalin e fshatit. Gjatë kohës kur ata po drekonin brenda lokalit të fshatit janë qëlluar me automatik nga 51-vjeçari Kujtim Koxha. Për pasojë tre nga punonjësit e Bashkisë të qëlluar nga Koxha, humbën jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.
Ora 16:20 - Policia e Shtetit njofton se është arrestuar autori i dyshuar i vrasjes së 3-fishtë ë në Mat, dhe plagosjes së një punonjësi të tjerë të kësaj bashkie. Autori i dyshuar u kap rreth një orë larg vendit ku ndodhi ngjarja, në një urë në Burgajet. 51-vjecari Kujtim Koxha akuzohet se qëlloi me armë drejt 4 punonjësve të bashkisë Mat, të cilët po ndërtonin një rrugë në fshatin Lis.
(11/10/2018)
(11/10/2018)