Bota
-
1 Tetor 2025, 13:16
-
Shkeljet e hapësirës ajrore, udhëheqësit e BE-së mblidhen në Kopenhagen! Polonia ngriti në fluturim gjashtë F-16 për të interceptuar dy dronë Shahed
1 Tetor 2025, 13:07Në samitin e Komunitetit Politik Europian, i pranishëm do të jetë edhe kryemimistri Edi Rama i cili tashmë ka mbërritur në Danimarkë dhe është pritur në takim në pallatin mbretëror Amalienborg nga mbreti Frederiku X.
-
Hamasi po shqyrton planin e Trump, e sheh si pozitiv por të njëanshëm
1 Tetor 2025, 12:34 -
Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza
1 Tetor 2025, 12:11Nga krahasimi midis tekstit të draftit me 21 pika të 27 shtatorit dhe atij të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, dalin në pah dy pika thelbësore: çarmatimi i milicisë dhe tërheqja e ushtrisë izraelite nga Gaza.
-
-
Gjermani/ Shpërthim me eksploziv dhe të shtëna me armë në Mynih, një i vdekur, dy makina u dogjën! Oktoberfest mbyllet për shkak të një kërcënimi me bombë
1 Tetor 2025, 11:08Një burrë vendosi eksploziv në shtëpinë e prindërve të tij dhe më pas vrau veten. Autoritetet kanë njoftuar mbylljen e Oktoberfest për shkak të një kërcënimi me bombë.
-
Angli/ I vendosi flakën makinës pas aksidentit, shqiptari dënohet me 5 vite burg
1 Tetor 2025, 10:33Besjan Karaj, banues në Field Avenue, Oxford, u dënua nga Gjykata e Lartë e Oxfordit. Përveç burgut, ai u pezullua nga e drejta e drejtimit të automjeteve për 5 vite e gjysmë, dhe do të duhet të kalojë një test të avancuar për të rimarrë patentën.
-
Gaza/ 51 të vrarë në orët e fundit! Flota humanitare 'Global Sumud ' afër enklavës, aktivistët me Greta Thunberg ndalohen nga forcat izraelite
1 Tetor 2025, 10:2251 të vrarë në 24 orët e fundit. Hamasi e cilëson të njëanshëm propozimin e Trump për paqen në Gaza, ndërsa Egjipti, Turqia dhe Katari po bëjnë presion që plani të pranohet sa më shpejt. Marina militare izraelite ndërkohë, iu afrua flotës humanitare Global Sumud që përbëhet nga 40 anije me aktivistë që duan të çojnë ndihma në Gaza.
-
Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Termocentrali në Zaporizhzhia ka qenë në gjendje të jashtëzakonshme për shtatë ditë
1 Tetor 2025, 09:53Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky përmes një mesazh-video tha se bombardimet e vazhdueshme ruse po pengojnë punimet për rivendosjen e lidhjeve me rrjetin elektrik
-
Tërmeti 6.9 ballë në Filipine, 69 viktima! Autoritetet shpallin gjendjen e jashtëzakonshme
1 Tetor 2025, 09:26Tërmeti i fortë me magnitudë që goditi Filipinet ka lënë pas disa viktima
-
Qeveria gjermane nis konsultimet dyditore për reformat ekonomike dhe modernizimin e shtetit
1 Tetor 2025, 08:28Qeveria gjermane ka nisur konsultimet për disa tema të rëndësishme. Synimi kryesor: Reformat në ekonomi, bashkëveprimi i qeverisë dhe zgjidhja e problemeve të shumta.
-
Ish-gjenerali Shirreff: NATO duhet të godasë avionët luftarakë rusë, Putini kupton vetëm gjuhën e forcës
1 Tetor 2025, 07:54Ish-zëvendëskomandanti i NATO-s në Evropë: "Putin ka nisur një luftë hibride dhe po vë në provë aftësinë tonë për t'iu përgjigjur: por pa parandalim, ne nuk do ta zmbrapsim kërcënimin."
-
Zgjedhjet që mund ta largojnë Çekinë nga rruga proevropiane
1 Tetor 2025, 07:55Edhe pse Praga nuk pritet të përafrohet plotësisht me pozicionet e Moskës, Qeveria e re mund të jetë më e zëshme në thirrjet për përfundim të menjëhershëm të luftës – ndoshta nën kushtet e Kremlinit
-
Netanyahu po përballet me një krizë qeveritare dhe e majta është gati ta 'shpëtojë' atë
1 Tetor 2025, 07:40Ministrat e ekstremit të djathtë, Ben Gvir dhe Smotrich, janë gati të largohen, por kryeministri po mbështetet në miratimin e marrëveshjes për t'i dhënë fund luftës nga opozita.
-
Mbyllet qeveria federale amerikane, demokratët refuzuan planin e financimit të republikanëve! 800 mijë punonjës mbeten pa punë! Çfarë ndodh më pas?
1 Tetor 2025, 07:28Demokratët në Kongres refuzuan të mbështesin projektligjin republikan për financimin e përkohshëm të qeverisë. 42% e punonjësve federalë do mbeten pa punë për një kohë të pacaktuar. Trump mund të shfrytëzojë rastin për të zbatuar shkurtimet që ka kërcënuar që nga fillimi i mandatit të tij. Kjo është mbyllja e dytë pasi gati 7 vitesh.
-
Lufta në Gaza/ Vendet arabe po u bëjnë presion negociatorëve të Hamasit: Thojini po planit të paqes
1 Tetor 2025, 07:05Mbledhje maratonë në Doha, por rëndon drafti i marrëveshjes i ndryshuar në mënyrë të fshehtë nën presionin izraelit. Mundësi për miratim me ndryshime.
-
Papa Leone: Shpresoj që Hamasi do ta pranojë planin e paqes të SHBA-së
30 Shtator 2025, 22:55Papa Leone XIV tha ka deklaruar se shpreson që Hamasi do ta pranojë planin e paqes të SHBA-së për t'i dhënë fund konfliktit midis palestinezëve dhe Izraelit brenda afatit të përcaktuar.
-
Analiza e BBC: Forca e planit të Trump për Gazën është vrulli që ka fituar, por dobësia e tij është mungesa e detajeve
30 Shtator 2025, 22:24Struktura e planit kornizë të Trump i jep Izraelit një gamë të gjerë mundësish për të vënë veto ndaj hapave që nuk i pëlqen. Mund të mos jetë e mundur të zgjidhet një konflikt i thellë që ka zgjatur më shumë se një shekull. Në afat të gjatë, Britania dhe shumë vende jashtë SHBA dhe Izraelit besojnë se çdo zgjidhje që nuk çon drejt pavarësisë palestineze nuk do të sjellë paqe.
-
Video e tradhtisë pushtoi rrjetin, ish-CEO i Astronomer rikthehet me gruan pasi u kap duke u përqafuar me vartësen në koncert
30 Shtator 2025, 22:17Daily Mail ndau imazhe të çiftit duke shijuar një piknik në perëndim të diellit në plazh. Çifti ishte ulur në shezllone me pulovra, ndërsa shijonte pije të gazuara dhe ushqime të lehta dhe shikonte perëndimin e diellit.
-
Angli/ Vetëvrasja e shqiptarit në anijen-hotel, media britanike zbardh dëshminë e shokut të dhomës: Ishte gjithmonë i qeshur
30 Shtator 2025, 21:03Yusuf Kargbo, i cili ndante një dhomë me Leonard Farrukun në Bibby Stockholm, e përshkroi atë si një "person të qetë" që "vetëm buzëqeshte dhe bënte punët e tij". Ai tha se Farruku nuk kishte miq në barkë dhe ulej në sallën e ngrënies duke parë telefonin e tij, dhe gjithashtu qeshte me video në shtratin e tij, duke vënë një çarçaf për t'i dhënë vetes pak privatësi.
