Bota
-
Erdogan theksoi se nuk është ende momenti për një takim të nivelit të lartë Putin-Zelensky.
2 Shtator 2025, 14:02 -
Mbi 1400 të vdekur nga tërmeti në Afganistan, talebanët kërkojnë ndihmë ndërkombëtare
2 Shtator 2025, 13:30Terreni i vështirë ka penguar përpjekjet e ekipeve të shpëtimit në fshatrat e izoluara në lindje të vendit. 3124 persona të tjerë janë plagosur dhe mbi 5,400 shtëpi janë shkatërruar, tha zëdhënësi i administratës talebane, Zabihullah Mujahid.
-
Krimi i organizuar ballkanik po e kthen Afrikën e Veriut në një qendër kokaine
2 Shtator 2025, 12:47Që nga viti 2019, grupet kriminale me origjinë nga Ballkani Perëndimor janë drejtuar gjithnjë e më shumë drejt Afrikës Perëndimore si një rrugë kyçe tranziti për trafikimin e kokainës.
-
Putin: Ukraina në BE? S’kam thënë kurrë jo, mund të ketë konsensus për garancitë e sigurisë! Zelensky takim nesër me Macron në Francë
2 Shtator 2025, 12:33Putin i cilëson deklaratat e evropianëve për një kërcënim të mundshëm rus si provokim. Përsërit vijën e kuqe për Ukrainën: jo anëtarësim në NATO, ndërsa diskutimet me Donald Trump në Alaskë siç thotë, mund të sjellin kompromis për një marrëveshje.
-
Më i madhi në botë! Rusia, Kina e Mongolia, firmosin memorandumin për gazsjellësin "Fuqia e Siberisë 2"
2 Shtator 2025, 11:50Projekti është një vazhdim i linjës me të njëjtin emër që u hap në vitin 2019 dhe pritet të ketë një ipmakt të fortë në energjetikë dhe ekonomi.
-
-
Autoriteti Palestinez mirëpret planet belge për njohjen e shtetësisë
2 Shtator 2025, 11:09Ministria e Jashtme palestineze, që drejtohet nga Autoriteti Palestinez, i ka mirëpritur planet e qeverisë belge për ta njohur një shtet palestinez.
-
Paralajmërimi i Modit për Trumpin (dhe ndeshja me Pekinin): përqafime dhe shtrëngime duarsh në shfaqjen e Xi Jinping në Tianjin
2 Shtator 2025, 09:36Udhëheqësi indian i shtyrë nga shantazhi dhe rivaliteti amerikan. për udhëheqjen e Jugut Global
-
Nigeri/ Gruaja e akuzuar për blasfemi ndaj islamit digjet e gjallë nga turma
2 Shtator 2025, 09:29Një grua është djegur e gjallë në Nigeri nga një turmë në shtetin Niger, në veri të vendit afrikan, pasi u akuzua për blasfemi kundër profetit Muhamed, raporton BBC duke cituar policinë.
-
Plani për garancitë ushtarake në Ukrainë, ministri gjerman i Mbrojtjes kritikon Von der Leyen: BE nuk ka kompetencë për dërgimin e trupave
2 Shtator 2025, 09:01Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistoriues kritikoi komentet e Ursula von der Leyen për dërgimin e trupave në Ukrainë. Sipas tij BE-ja nuk ka asnjë kompetencë për këtë.
-
Akuzohet për vrasjen me thikë të kushëririt të tij, arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Angli (EMRAT)
2 Shtator 2025, 08:3031-vjeçari shqiptar u arrestua pasi akuzohet për vrasjen e një tjetër të riu shqiptar në Angli, që raportohet se është kushëriri i tij.
-
Edhe Belgjika njofton se do të njohë shtetin e Palestinës, paralajmëron sanksione për Izraelin
2 Shtator 2025, 08:09Më këtë vendim, Belgjika i bashkohet Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Kanadasë dhe Australisë për njohjen e shtetit të Palestinës.
-
'Tërmet' në Nestle, CEO i kompanisë zvicerane shkarkohet për një lidhje sekrete me punonjësen e tij
2 Shtator 2025, 07:54Vendimi erdhi pas një hetimi të shpejtë mbi lidhjen sentimentale të drejtuesit me një nga vartëset e tij: sipas kompanisë zvicerane, zgjedhja ishte “e domosdoshme”. Në vendin e tij, bordi i administratorëve emëroi Philipp Navratil.
-
Ndërhyrja në avionin e Von der Leyen, antena dhe vende të kamufluara: Si arrin Rusia të ndërpresë sinjalet satelitore! Në 2024, rastet u rritën me 220%
2 Shtator 2025, 07:13Nga Kaliningradi deri në Krime, vendet ushtarake pengojnë dronët ukrainas, por përfundojnë duke prishur edhe fluturimet e linjës ajrore. Në vitin 2024, rastet u rritën me 220%.
-
Sudan/ Rrëshqitje dheu në Darfur, mbi 1000 të vdekur, vetëm 1 i mbijetuar
2 Shtator 2025, 07:17Shirat e rrëmbyeshëm që ranë për disa ditë dhe kulmuan të dielën, shkaktuan rrëshqitjen e dheut, e cila, sipas deklaratës së grupit rebel Lëvizja/Ushtria Çlirimtare e Sudanit, ka lënë vetëm një të mbijetuar dhe ka «rrënuar plotësisht» pjesën më të madhe të fshatit Tarasin.
-
Samiti në Kinë/ Xi Jinping dhe Putin sulmojnë Perëndimin: Gati për një rend të ri botëror! Modi, 50 minuta në limuzinën e Carit
1 Shtator 2025, 23:47Për Ukrainën, lideri rus akuzon sërish NATO-n. Takim 50-minutësh në limuzinë mes “Carit” dhe Modi-t
-
Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë një tubimi elektoral
1 Shtator 2025, 22:24Ish-kryeministri çek Andrej Babis u sulmua gjatë një tubimi elektoral në qytetin Dobra, vetëm pak javë para zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen më 3 dhe 4 tetor.
-
Samiti në Kinë/ Putin fajëson Perëndimin për luftën në Ukrainë
1 Shtator 2025, 21:59Presidenti rus, Vladimir Putin, dërgoi një mesazh kundër Perëndimit lidhur me pushtimin rus të Ukrainës, teksa qëndroi krah për krah me udhëheqësin kinez, Xi Jinping, teksa të dy liderët vunë në pah lidhjet e tyre të ngushta gjatë samitit të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait, në Kinë.
-
Rrënojat e Titanikut u gjetën 40 vite më parë, gjatë një operacioni sekret të Marinës Amerikane
1 Shtator 2025, 21:30Para 40 vjetësh, Robert Ballard dhe ekipi i tij zbuluan rrënojat e Titanikut gjatë një misioni tepër sekret të Marinës Amerikane për të hetuar dy nëndetëse bërthamore të fundosura.
-
Vrasja e udhëheqësve Huthi nga sulmet izraelite, mijëra persona të pranishëm në ceremoninë mortore! Zotohen për hakmarrje
1 Shtator 2025, 21:17Mijëra persona morën pjesë sot në ceremoninë mortore në xhaminë më të madhe në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, për 12 figura të larta të rebelëve Huthi, përfshirë kryeministrin e tyre, të cilët u vranë nga një sulm izraelit.
