Bota
-
21 Gusht 2025, 15:05
-
Itali/ Pjesë e një rrjeti trafiku në Peruxhia, arrestohet 27-vjeçari shqiptar! Në makinë dhe banesë i gjenden mbi 100 doza kokaine dhe rreth 5 mijë euro
21 Gusht 2025, 15:01Karabinierët e hasën shqiptarin në ambientet e një parkingu në zonë, teksa dyshohet se është pjesë e një organizate që shpërndante lëndë narkotike. Në mjeti iu gjetën 6 doza dhe një sasi valute, u kap sapo i shiti klientit të radhës porcionin. Në banesë u zbuluan sasitë e mëdha dhe valuta
-
Lufta në Ukrainë/ The Guardian: Trump tërhiqet nga ndërmjetësimi Moskë-Kiev! Hungaria: Ukraina, jo në BE! Zelensky: Rusia po grumbullon trupa në jug
21 Gusht 2025, 14:22Zelensky thotë se Moska po mbledh trupa në frontin jugor, ndërsa JD Vance deklaron se ka kërkuar edhe territore të papushtuara. Lavrov paralajmëron se dërgimi i ushtarëve evropianë në Kiev do të ishte ‘ndërhyrje e huaj’.
-
Marrëveshja BE-SHBA, publikohet deklarata e përbashkët: Tarifa doganore prej 15% për produktet farmaceutike dhe automjetet
21 Gusht 2025, 14:04Uashingtoni dhe Brukseli kanë punuar për javë të tëra mbi deklaratën e përbashkët, pas takimit në Skoci mes Trump dhe von der Leyen. Përcaktohen termat e marrëveshjes në pritje të një teksti juridikisht të detyrueshëm.
-
I përfshirë në shpërthimin e gazsjellësit Nord Stream, arrestohet në Itali 49-vjeçari ukrainas! Autoritetet gjermane kishin lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar
21 Gusht 2025, 13:0849-vjeçari u arrestua në provincën e Riminit, ku ndodhej me pushime. Dyshohet se ka marrë pjesë në operacionin që çoi në shpërthimin e tubacionit të gazit midis Rusisë dhe Gjermanisë në vitin 2022.
-
India teston raketën ‘Agni-5’, godet deri në 5 mijë km largësi, nga Kina deri në Evropë! Mund të mbajë edhe koka bërthamore
21 Gusht 2025, 11:54India njoftoi se të mërkurën testoi me sukses raketën balistike me rreze të mesme veprimi, me Ministrinë e Mbrojtjes që konfirmoi se lëshimi vërtetoi "të gjithë parametrat operacionalë dhe teknikë". Mund të shënjestrojë të gjithë Kinën në distancë, Azinë dhe deri vnde të Evropës Lindore
-
Zelensky: Takimi me Putinin në Austri, Zvicër ose Turqi! Asnjë sinjal nga Moska për negociata, reagim i SHBA nëse nuk interesohet për paqen
21 Gusht 2025, 11:43Në një dalje të fundit publike, ai thotë se takimi me Putin duhet të bëhet vetëm pasi të jenë mësuar dhe dakordësuar garancitë për sigurinë e Ukrainës nga Perëndimi.
-
Washington Post: Papa Leon XIV mund të vizitojë Libanin në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit
21 Gusht 2025, 10:57Libani do të ishte një ndalesë shumë simbolike për Papën e parë amerikan, i cili ka bërë thirrje të përsëritura për paqe në Lindjen e Mesme.
-
Garancitë për Ukrainën, një sfidë e madhe për BE-në! SWP: Për të mbrojtur kufirin me Rusinë do të duheshin 150 mijë ushtarë
21 Gusht 2025, 10:44Garancitë e sigurisë për Ukrainën pritet të jenë një sfidë e madhe për vendet e BE-së, si për sa i përket personelit ushtarak edhe armatimeve.
-
Pjesë e bandës që bënte ‘kërdinë’ në vilat e Italisë, lëvizte dhe me mjetet luksoze të grabitura! Kapet në Spanjë 36-vjeçari shqiptar, i dorëzohet autoriteteve italiane (VIDEO)
21 Gusht 2025, 10:3236-vjeçari shqiptar ishte arrestuar pak ditë më parë në Spanjë, ndërsa mëngjesin e së mërkurës iu dorëzua autoriteteve italiane. Mediat publikojnë edhe momentin kur ai shoqërohet nga policët në aeroportin Linate të Milanos.
-
Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare amerikani Frank Caprio, i cilësuar si ‘gjyqtari më i mirë në botë’! Vuante nga kanceri i pankreasit
21 Gusht 2025, 10:08Caprio është cilësuar si ‘gjyqtari më i mirë në botë’ falë serialit televiziv “Caught in Providence”.
-
-
Bisedimet për Ukrainën/ Pse rajoni i Donbasit është kaq i rëndësishëm për Putinin?
21 Gusht 2025, 08:40Vladimir Putin po kërkon që ushtria ukrainase të tërhiqet nga Donbasi. Po pse është Donbasi kaq i rëndësishëm për Putinin?
-
Trupa në Ukrainë ose në kufi, opsionet në tryezën e gjeneralëve për të mbrojtur marrëveshjen e mundshme të paqes në Ukrainë
21 Gusht 2025, 08:10Planet për të siguruar sigurinë po përgatiten: ato do t'i dorëzohen presidentit ukrainas për negociata me Putinin.
-
Izraeli fillon operacionin e pushtimit të qytetit të Gazës, IDF: Po kontrollojmë periferitë! OKB bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm
21 Gusht 2025, 07:17Për operacionin, ushtria izraelite ka thirrur rreth 60 mijë rezervistë. Guterres bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm, ndërsa Hamasi kërkon presion ndaj Izraelit.
-
Netanyahu: Po humbasim mbështetjen e të rinjve në perëndim
20 Gusht 2025, 23:01Netanyahu u pyet nëse ekziston rreziku që Izraeli të humbasë mbështetjen e qeverive perëndimore kur brezi i Gen Z (të lindurit mes viteve 1997 dhe 2012) të vijë në pushtet. “Nëse po më thoni se ka nevojë për më shumë punë për të fituar brezin Z dhe mbështetjen në Perëndim, atëherë po, është e vërtetë”, tha ai.
-
Protestat/ Ambasadori i BE-së në Serbi bën thirrje për shtensionim dhe hetime ndaj dhunës së ushtruar nga policia
20 Gusht 2025, 21:57Andreas von Beckerath, tha të mërkurën pas një takimi me kryeministrin serb, Gjuro Macut, se blloku evropian e dënon dhunën në protesta në qytetet serbe dhe bëri thirrje për qetësim të menjëhershëm të situatës.
-
-
-
Garancitë e sigurisë për Ukrainën, Lavrov: S'ka kuptim të diskutohet pa ne! Rusët përparojnë në Donetsk! NATO: Të bashkuar për paqen
20 Gusht 2025, 19:57Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se Moska duhet të përfshihet në çdo bisedë mbi garancitë e sigurisë së Ukrainës. Duke folur për një samit të mundshëm, ai tha se është e nevojshme që të bëhen përgatitjet e nevojshme.
