Kosova & Rajoni
-
27 Mars, 18:50
-
Kosova hap drejt Këshillit të Evropës, Ahmeti: Raporti i Bakojanis rekomandon anëtarësimin pa asnjë parakusht shtesë
27 Mars, 18:32Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.
-
Basha për Report Tv: Serbia po ndjek axhendën e sponsorizuar nga Moska! Do destabilitet në rajon! T'i japim Kosovës 50 milionë euro për sigurinë
27 Mars, 17:30Një ditë të veçantë e quajti kryetari I PD-së Lulzim Basha miratimin e propozimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE. Në një prononcim për 'Studio Live' në Report Tv nga Parisi, Basha u shpreh se java e dytë e prillit do vijë me lajme të mira për Kosovën dhe Ukrainën.
-
Kosova propozohet për anëtare në Këshillin e Europës, Basha: Mirënjohje aleatëve të shqiptarëve! Presidenti Begaj: Arritje e merituar
27 Mars, 16:41Kosova propozohet për anëtare e Këshillit të Europës. Komiteti Politik miratoi sot në Paris raportin e Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Europës.
-
25 vite nga djegia e shtëpisë muze të Lidhjes së Prizrenit, drejtori: Tribunali i Hagës nuk i hetoi krimet e serbëve
27 Mars, 16:2825 vite më parë, më 27 Mars 1999, ushtria serbe dogji Lidhjen e Prizrenit dhe zhduku dokumentacionin historik. Përgjegjësi i shtëpisë muze, Parim Kosova thotë se ende sot nuk ka asnjë të dënuar nga Haga për krime lufte.
-
Bujar Osmani: Ambiciet imperialiste të Rusisë mund të shtrihen në Ballkan
27 Mars, 15:43Ukraina është vetëm ndalesa e parë e ambicieve imperialiste të Rusisë, deklaroi të mërkurën ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Sipas tij, pas Ukrainës, agresioni rus pritet të përhapet edhe në vende të tjera të Evropës Lindore, përfshirë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
-
Osmani: Asociacioni nuk është kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës
27 Mars, 11:45Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të mërkurën se themelimi i një Asociacioni të komunave me shumicë serbe nuk është kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
-
Tronditet Kosova! Vritet i riu, plagoset shoku i tij dhe një grua kalimtare
27 Mars, 11:09Një vrasje ka tronditur mbrëmë Prishtinën. Në rrugë ‘Jeronim De Rada’, ka pasur të shtëna me armë zjarri e për pasojë ka humbur jetën i riu, Egzon Haziri, 30 vjeç, ndërsa kanë mbetur të plagosur dy persona.
-
Hovenier: NATO-ja ndërhyri për për t’i dhënë fund spastrimit etnik në Kosovë
27 Mars, 08:12Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha të martën se NATO-ja ndërhyri 25 vjet më parë për t’i dhënë fund luftës në Kosovë pikërisht për shkak të ngjarjeve si ajo në Krushë të Madhe
-
Beograd: Peticion kundër projektit ndërtimor të dhëndrit të ish presidentit Trump
26 Mars, 21:10Një grup opozitar në Serbi ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për një peticion kundër një projekti ndërtimesh që do të financohej nga kompania e dhëndrit të ish presidentit amerikan Donald Trump, në ish selinë e shtabit të ushtrisë serbe, që u shkatërrua në fushatën e bombardimeve të NATO-s në vitin 1999
-
Gërvalla: Nuk ka tension në marrëdhëniet me SHBA-të
26 Mars, 20:44Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla tha se marrëdhënien e Kosovës me Shtetet e Bashkuara janë shumë të mira, pavarësisht se mbi disa tema nuk pajtohen plotësisht.
-
Vinte nga Ekuadori, Bullgaria gjen 170 kilogramë kokainë të fshehur në kontejnerë me banane
26 Mars, 17:26Zyrtarët doganorë në Bullgari kanë konfiskuar rreth 170 kilogramë drogë të llojit kokainë, që po transportoheshin me anije përmes një dërgese me banane nga Ekuadori, thanë prokurorët më 26 mars
-
Prizren, murale me flamuj në autostradën ‘Ibrahim Rugova’
26 Mars, 17:14Abdulla Sope nga Zhuri i Prizrenit ka vizatuar një murale në tunelin e autostradës “Ibrahim Rugova” me flamujt e shteteve mike të Kosovës
-
Patriarku serb thotë se Kisha s’mund të jetë pjesë e negociatave për Kosovën
26 Mars, 16:52Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Porfirije, tha se Kisha “nuk mund të jetë pjesë e asnjë negociate politike apo marrëveshjeje” për Kosovën.
-
Eurodeputetja përplaset me Bërnabiç për Kosovën: S’varet nga ju anëtarësimi në KiE
26 Mars, 13:25Eurodeputetja Viola von Cramon dhe kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç kanë patur një 'përplasje' në distancë në platformën “X” lidhur me Kosovën.
-
Rusia diskuton për sulmet e NATO-s ndaj Serbisë në OKB, shpërthen kundër Kosovës: Luftëtarët e UÇK-së, banda terroriste
26 Mars, 12:29Rusia ka diskutuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit për bombardimin e Jugosllavisë nga NATO në vitin 1999, ndonëse kërkesa e tyre për seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar lidhur me këtë çështje nuk ishte aprovuar
-
Kosova pranohet si anëtare e Asociuar e Asamblesë Parlamentare të NATO-s
25 Mars, 20:51Pas diskutimeve të saj në Byronë e Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe me mbështetjen e kolegëve të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, Komisioni i Përhershëm votoi pro kërkesës së Kuvendit të Kosovës për pranimin si anëtar i Asociuar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
-
Në Mal të Zi paralajmërojnë votë kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
25 Mars, 12:26Partia Demokratike Popullore (PDP) në pushtet në Mal të Zi e ka mbështetur deputeten e vet, Maja Vukiçeviç, si kryetare e delegacionit malazez në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), për të votuar kundër pranimit të Kosovës në këtë organizatë.
-
Çështja e dinarit, Bislimi dhe Petkoviç takohen sot në Bruksel
25 Mars, 09:34Kryenegociatori i Kosovës për dialog, Besnik Bislimi do të takohet të hënën me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviç në Bruksel, ku do të diskutohen ide konkrete se si mund të duket një zgjidhje afatshkurtër lidhur me çështjen e dinarit
-
'Me çështjen Beleri, po humbasim', analisti grek: T'i tregojmë muskujt Ramës, jemi më të fortët në rajon
24 Mars, 21:25Një analist grek me emrin Sakis Moumtzis ka bërë një shkrim për gazetën greke Kathimerini, ku shkruan se Greqia është duke e humbur "lojën" me Fredi Belerin.