Kosova & Rajoni
-
Mosgatishmëria e Serbisë për të bashkëpunuar me autoritetet e Kosovës për hetimin e sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023 nga paraushtarakët serbë dhe në vend të kësaj të lavdërojë autorët, është krejtësisht e papranueshme, tha deputeti i Bundestagut gjerman nga CDU-ja, Knut Abraham
14 Dhjetor 2023, 12:54 -
Serbia shpreh rezerva në Bruksel për obligimet nga Marrëveshja e Ohrit
14 Dhjetor 2023, 12:13Ndonëse pas takimit të së mërkurës mbrëma të liderëve të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor është thënë se të gjitha vendet e rajonit janë pajtuar për deklaratën e miratuar në samit, mësohet se Serbia ka shprehur rezerva në pjesën e cila ka të bëjë me obligimet për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë (Marrëveshja e Ohrit)
-
Nga 1 Janari Kosova pa viza! Cilat janë dokumentet që nevojiten për të udhëtuar në zonën Shengen?!
14 Dhjetor 2023, 10:37Faqja zyrtare “Integrimi Evropian”, që ka për qëllim ofrimin e informatave për rrugën e Kosovës drejt Integrimit Evropian, ka njoftuar për dokumentet që nevojiten për të udhëtuar pa viza në zonën Shengen. Shtetasit me origjinë nga Kosova do të mund të udhëtojnë pa viza nga 1 janari i vitit 2024
-
O'Brien: SHBA-ja pret që qeveria e re në Beograd t’i përmbahet marrëveshjes me Kosovën
14 Dhjetor 2023, 09:53Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin nga qeveria e ardhshme e Serbisë, e cila do të dalë nga zgjedhjet e 17 dhjetorit, të vazhdojë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, si dhe rrugën drejt integrimit evropian, tha ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien
-
Osmani takon Melonin: Llogarisim në lidershipin e saj në avancimin e rrugës drejt integrimit evropian
14 Dhjetor 2023, 09:48Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, në kuadër të Samitit BE-Ballkan Perëndimor në Bruksel
-
I dënuar për krime lufte, Apeli i Hagës ul dënimin në 22 vite burg për ish-komandantin e UÇK-së, Salih Mustafa
14 Dhjetor 2023, 09:40Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, vendimi i Apelit për Salih Mustafën, i dënuar me 26 vite burgim për krime lufte, u shpall sot më 14 dhjetor 2023. Atij i është ulur dënimi duke e dënuar me 22 vite burg nga trupi gjykues i Apelit në Gjykatën Speciale, 4 vjet më pak nga dënimi i shkallës së parë
-
SHBA-ja paralajmëron zgjerimin e listës së zezë në Maqedoninë e Veriut
14 Dhjetor 2023, 07:08Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, ka paralajmëruar të mërkurën zgjerimin e listës së zezë me persona të tjetër të dyshuar për korrupsion në Maqedoninë e Veriut.
-
Organizoi sulmin në Banjskë ku u vra polici shqiptar, Daçiç: Ekstradimi i Radoiçiç në Kosovë nuk është i mundur
13 Dhjetor 2023, 20:26Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se ekstradimi në Kosovë i ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq, është i pamundur.
-
Ekzekutimi i Liridona Ademajt, gjykata e Prishtinës lë në burg Naim Murselin dhe 2 të dyshuarit e tjerë për krimin e rëndë
13 Dhjetor 2023, 19:14Tre të arrestuarit për vrasjen e Liridona Ademajt në Prishtinë në 29 nëntor, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla janë lënë në burg nga Gjykata e Apelit e Kosovës.
-
Vëllai i tij u vra gjatë grabitjes së argjendarisë në Suharekë ku mbeti i plagosur dhe një efektiv! Policia kërkon ndihmë për kapjen e njërit prej autorëve
13 Dhjetor 2023, 16:36Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të cilëve mund të kenë informacione mbi Korab Gashin, të raportojnë në komisariat, duke theksuar se do të trajtohen në mënyrën më konfidenciale.
-
Suedia s’jep informacion për të kaluarën e Naim Murselit, hetimet për vrasjen plot “mister” ia lë Kosovës
13 Dhjetor 2023, 15:58Shteti suedez po vëzhgon hetimet që po zhvillojnë autoritetet e Kosovës lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt dhe arrestimin e bashkëshortit të saj, i cili dyshohet se porositi vrasjen. Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Suedisë s’kanë pranuar të tregojnë nëse janë përfshirë në mënyrë direkte në hetime, por vetëm kanë deklaruar se me rastin po merret ambasada e tyre në Prishtinë.
-
Përdhunimi i 23-vjeçares nga Shqipëria në Pejë, arrestohet babai i ish-deputetit të Kosovës
13 Dhjetor 2023, 15:50Një rast i rëndë ka ndodhur këto ditë në qytetin e Pejës, ku një 23 vjeçare, me shtetësi shqiptare e cila vuan edhe nga problemet mendore, dyshohet se është dhunuar seksualisht nga dy persona
-
Daçiç në fushatë elektorale: I besoj Vuçiç, s’ka njohje të Kosovës e as pranim në OKB
13 Dhjetor 2023, 13:21Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, e ka hedhur poshtë mundësinë e pranimit të marrëveshjes së Brukselit/Ohrit nga Serbia, derisa e ka theksuar se shteti i tij nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe as “nuk do ta lejojë” që të anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara
-
Ambasadori amerikan, Hill: Serbët ta kuptojnë se fati i tyre është në duart e tyre, jo në Uashington, Bruksel dhe Pekin
13 Dhjetor 2023, 13:02Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Serbi, Christopher Hill, tha më 13 dhjetor se “serbët duhet të kuptojnë se fati i tyre është në duart e tyre, jo në Uashington, Bruksel dhe Pekin”
-
Ambasadori amerikan në Kosovë, Hovenier: I habitur me kritikat që po bëhen rreth draft-statutit për Asociacionin
13 Dhjetor 2023, 12:58Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të mërkurën se është i habitur me komentet dhe kritikat që janë duke u bërë për draft-statutin për themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të propozuar prej zyrtarëve të lartë perëndimorë
-
Tensionet Kosovë-Serbi në fokus të samitit në Bruksel, VOA: Palëve do t'u kërkohet angazhim konstruktiv për normalizimimin e marrëdhënieve
13 Dhjetor 2023, 12:39Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sanksionet ndaj Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë, përballja me pasojat e këtij agresioni dhe ardhmëria evropiane e Ballkanit Perëndimor, pritet të jenë çështjet kryesore të diskutimeve në takimin e ndërmjet udhëheqësve të gjashtë vendeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian që do të mbahet sot pasdite në Bruksel
-
Festat e fundvitit, qeveria e Kosovës ndan nga 100 euro për çdo pensionist dhe fëmijë!
13 Dhjetor 2023, 12:36Me rastin e festave të fundvitetit çdo pensionit dhe fëmijë në Kosovë do të marrë nga 100 euro. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë.
-
Vrau Ilir Hidrin/ Detaje të reja nga arrestimi i Remzi Azemit, shqiptari që u bë pjesë e mafies ballkanike! Ekzekutoi dhe çiftin malazez
13 Dhjetor 2023, 10:57Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i shqiptarit të Maqedonisë së Veriut, Remzi Azemi, më 6 dhjetor. Azemi është kapur në Evropën Juglindore, pasi ndaj tij kishte një njoftim të kuq nga Interpoli, i kërkuar nga Ekuadori për shkak të një vrasjeje të ndodhur në Guayaquil dhe se pritej proçesi i ekstradimit
-
Vuçiç: Kam frikë se situata rreth Kosovës do të vendoset në mënyrë më të ashpër
13 Dhjetor 2023, 10:16Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se “frikohet se situata rreth Kosovës dhe Republikës Serbe do të vendoset në një mënyrë gjithnjë e më të ashpër në periudhën e ardhshme”.
-
Çështja Beleri, ‘Kathimerini’: Pala greke do konsultohet me vendet e BE për konkluzionet përfundimtare për Shqipërinë
13 Dhjetor 2023, 09:20Gazeta greke ‘Kathimerini’ ka shkruar sot një artikull për samitin e BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Bruksel, për të cilën thotë se ka një mesazh të ri nga Greqia